Dy vatra zjarri janë regjistruar sot në Elbasan dhe në fshatin Hajdaran.
Sipas “News24” zjarret u shfaqën mesditën e sotme në Ullishtat në Kodrat e Elbasanit, ku u dogjën rreth 8 dynym me shkurre dhe dhjetëra ullinj.
Ndërsa në fshatin Hajdaran u dogjën gjithashtu sipërfaqe të mëdha me shkurre.
Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të shërbimit zjarrfikës neutralizimi dhe vënia nën kontroll e flakëve ka qenë i vështirë për shkak të erës së fortë shkaktoi përhapje të zjarrit.