TIRANë- Një ngjarje e paprecedent ka ndodhur në Tiranë. Një burrë, i quajtur Sami Sula është grindur me komshiun dhe në shenjë hakmarrje ka qëlluar me sende të forta fëmijën e tij vetëm 3 vjeç. I mitur ka mbetur i dëmtuar në krah. Babai ka denoncuar në polici komshiun e dhunshëm i cili u arrestua nga policia.