Luis Garcia, ish lojtari i Barcelonës, mendon se Zinedine Zidane do të mbetet trajneri i Real Madridit edhe sezonin tjetër.
E ardhmja e tij te Real-i kishte filluar të vihej në dyshim pas ‘dështimit’ në La Liga.
Por, ish-lojtari i Barcelonës, Luis Garcia mendon se Zidane do të mbetet në gjigandin spanjoll, edhe nëse nuk arrin të fitojë ndonjë trofe këtë sezon.
“Edhe nëse La Liga dhe Ligën e Kampionëve nuk do të shkojnë mirë këtë sezon, ata do t’i japin atij edhe një shans tjetër për vitin e ardhshëm,” deklaroi Garcia.