Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane po kalon momente të mira, ku ka barazuar edhe rekordin e Pep Guardiolas dhe Jose Mourinhos.
Zidane ka qenë shumë i suksesshëm në 17 ndeshjet e tij të para në La Liga, ashtu sikurse edhe Guardiola dhe Mourinho.
Francezi në 17 ndeshjet e para ka shënuar 14 fitore, ka barazuar në 2 dhe ka pësuar vetëm një humbje, në derbi nga Atletico Madrid.
Statistika të njëjta kanë edhe Guardiola de Mourinho, të cilët po ashtu në 17 ndeshjet e para kishin 14 fitore, dy barazime dhe një humbe.