Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhvlerësimi i Euros, Tabaku: Paraja e pisët nuk mund të jetë e ardhmja e ekonomisë

2023/08/01 at 11:50 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Tabaku:Legalizimi i kanabisit,i vetmi projekt ekonomik i propozuar nga qeveria në 10 vite

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar ditën e sotme në lidhje me zhvlerësimin e monedhës Euro dhe forcimin e Lekut.

Përmes një postimi në Facebook ajo shprehet se Shqipëria ka hyrë në një fazë të rrezikshme në lidhje me ekonominë.

Ajo shkruan se qeveria po kërkon të manipulojë tregun dhe të favorizojë monopolet dhe oligarkinë ekonomike.

Ndër të tjera Tabaku thekson se bëhet fjalë për ekonominë e çdo shqiptari që nuk mund të lihet në duart e atyre që mendojnë se paratë e shqiptarëve duhet të përdoren për të pastruar hallet e tyre.

“Paraja e pisët nuk mund të jetë e ardhmja e ekonomisë!

Qeveria pretendon se problemet që hasin bizneset e eksportit që mbajnë mbi 100 mijë familje me punë dhe bukë, janë në fakt probleme që burojnë prej tyre. Po ashtu qeveria justifikohet se këto biznese nuk kanë përse ankohen tek qeveria për paaftësinë e tyre për t’u vetërregulluar në një treg ku leku forcohet jo prej ekonomisë së fortë por prej ekonomisë së pisët.

Kjo alibi e qeverisë do qe e besueshme nëse disa ngjarje nuk do kishin ndodhur në fund të sesionit parlamentar. Evente që tregojnë se në fakt qeveria e ka të qartë se kush ëshë fajtori dhe që përpiqet t’i shmanget tani përgjegjësisë pasi të gjithë po e tregojnë me gisht atë, dmth fajtorin.

Në seancën e fundit parlamentare një nga projektligjet e miratuara nga kuvendi ishte dhe një propozim për të ndryshuar mënyrën e pagesës së taksave dhe tatimeve nga ana e disa kompanive eksportuese të prekura nga vlerësimi jonormal i lekut dhe zhvlerësimi euros.

Siç edhe kuptohet, propozuesi ndryshimeve ishte qeveria shqiptare, që në relacion evidentonte se arsyeja ishte për të mbrojtur eksportuesit nga ky forcim i lekut. Forcim, që për të gjithë ata që nuk duan të gënjejnë veten me të pavërteta, vjen jo nga faktorë ekonomikë.

E solla në vëmendje këtë rast për t’i bërë me dije shqiptarëve se qeveria ka me gjasë një arsenal të madh manipulimesh të fakteve dhe të vërtetës që ua hedh njerëzve si karamele. Por, ne duhet përherë të kemi parasysh se qeveria nuk bën atë që thotë dhe gënjen thuajse përherë në atë që bën.

Qeveria morri një masë ndaluese dhe lehtësuese për bizneset sepse e kupton edhe vetë që ato janë duke vuajtur dhe kjo rrezikon punën e mbi 100 mijë familjeve shqiptare dhe të ardhurat e tyre.

Shqipëria ka hyrë në një fazë të nxehtë dhe të rrezikshme në lidhje me ekonominë. Zhvlerësimi Euros në një kohë kur Banka Qendrore Europiane po ndjek politika monetare për të forcuar atë është shenjë se leku i fortë vjen si pasojë e ekonomisë së parasë së pisët.

Dikush, mbase mund të krenohet nga ky fakt por fatura që do të duhet të paguajmë të gjithë nëse vazhdohet me këtë politikë është shumë e kripur. Këtu, bëhet fjalë për ekonominë e çdo shqiptari. Për kursimet, të ardhurat dhe pensionin e shqiptarëve që nuk mund të lihen në duart e atyre që mendojnë se paratë e shqiptarëve duhet të përdoren për të pastruar hallet e tyre.

Kjo, nuk është një çështje e disa bizneseve që nuk duan të reformohen përballë sfidave të tregut. Përkundrazi, është rasti i një qeverie që kërkon të manipulojë tregun (siç ka bërë përherë) për të favorizuar sa monopolet dhe oligarkinë ekonomike po aq edhe monopolin e parave të pista apo dhe korrupsionit”, shkruan Tabaku./Opinion.al

Etiketa: eurojorida tabakulekezhvleresim

Ju sugjerojmë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
Kronikë

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

8 Shkurt, 2026 3:11 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

8 Shkurt, 2026 3:05 pm
Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
Sport

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

8 Shkurt, 2026 3:02 pm
“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
Bota

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

8 Shkurt, 2026 2:59 pm
Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital
Aktualitet

Dhunohet avokati Kujtim Cakrani,sulmohet në një pikë karburanti, përfundon në spital

8 Shkurt, 2026 2:56 pm
Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova
Kronikë

Kishte fshehur 10 pistoleta në kofanon e makinës, arrestohet 27-vjeçari nga Kosova

8 Shkurt, 2026 2:22 pm
“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë
Kryesore

“Balluku”, Berisha: Rama sheh mundësin e pezullimit të tij, të martën protestojmë

8 Shkurt, 2026 1:57 pm
“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve
Bota

“Do ta vras”, arrestohet personi që kërcënoi me jetë zv.Presidentin e SHBA-ve

8 Shkurt, 2026 12:40 pm
Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
Bota

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

8 Shkurt, 2026 11:47 am
“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
Bota

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

8 Shkurt, 2026 11:42 am
Para
Fluks i lartë turistësh në portin e Durrësit, mbërrijnë 5 mijë udhëtarë sot

Fluks i lartë turistësh në portin e Durrësit, mbërrijnë 5 mijë udhëtarë sot

Bulqizë/ Prenë sipërfaqe pyjore në zonë të mbrojtur, arrestohen 3 persona

Bulqizë/ Prenë sipërfaqe pyjore në zonë të mbrojtur, arrestohen 3 persona

SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës

SPAK sekuestron inceneratorin e Tiranës

TE FUNDIT

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas

Kujtim Cakrani rrëfen momentet e dhunës: Më provokuan dhe më goditën nga pas
8 Shkurt, 2026

Avokati Kujtim Cakrani ka treguar për mediat momentet kur sipas tij u dhunua nga dy të rinj, pranë një pike...

Lexo më shumë

Zelensky: SHBA synon përfundimin e luftës në Ukrainë deri në qershor

Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
8 Shkurt, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara u kanë vendosur Ukrainës dhe Rusisë një afat të...

Lexo më shumë

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë

Garoi me ligament të dëmtuar, përplasje e frikshme e Lindsey Vonn në Olimpiadë
8 Shkurt, 2026

41-vjeçarja kërkonte me çdo kushte të vendoste rekord, duke u bërë skiatorja më e vjetër alpine e cila fiton një...

Lexo më shumë

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…

“Epstein”/ Princi Andrew ftoi financierin amerikan dhe një modele ruse për…
8 Shkurt, 2026

Dokumente të reja të publikuara javën e kaluar në kuadër të dosjeve të Jeffrey Epstein zbulojnë se Princi Andrew kishte ftuar financierin amerikan, të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com