Ditën e premte si pasojë e një sëmundje të rëndë ndërroi jetë ish deputeti i LSI-së Gjovalin Kadeli. Ai ishte i shtruar në Itali teksa merrte kurimin për këtë sëmundje. Ditën e djeshme trupi i Kdelit është kthyer në Shqipëri, ndërsa ditën e sotme po zhvillohet në qytetin e Lezhës, ceremonia mortore. Të pranishëm ishin shumë miq dhe figura të njohura të politikës, të cilët e shoqeruan ish deputetin për në banesën e fundit. Kadeli ishte deputet i dy legjistraturave në parlamentin shqiptar dhe se fundi ishte deputet i LSI. Kadeli ishte deputet i dy legjistraturave në parlamentin shqiptar dhe se fundi ishte deputet i LSI.
Gjovalin Kadeli ishte baba i katër fëmijëve, dhe dy vite më parë humbi në moshë të re edhe bashkëshorten.