Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhvillohet në Kuvend sesioni special i Forumit të 10-të Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile

2024/06/04 at 11:48 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zhvillohet në Kuvend sesioni special i Forumit të 10-të Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile

Woman Center for Development and Culture Albania (WCDCA), së bashku me International Civil Society Action Network-ICAN dhe Kuvendi i Shqipërisë , zhvilluan sot në sallën e seancave plenare sesionin special të Forumit të 10-të Ndërkombëtar të Veprimit të Shoqërisë Civile “Gratë, Paqja dhe Siguria”, me temën “Ndërtimi i paqes në kohë pesimizmi”.


Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj Valikaj , Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale znj. Albana Koçiu , Zëvendëskryetarja e Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, znj. Evis Kushi , Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino , znj. Lejdi Dervishi Dervishi-Koordinatore Kombëtare/Drejtore e Qendra Cve, ambasadorë dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga vende të ndryshme të botës.

Në hapjen e aktivitetit, deputetja Evis Kushi i uroi mirëseardhjen pjesëmarrësve, në veçanti grave paqendërtuese nga 47 vende të botës, kryesisht nga zonat e konfliktit.

Zëvendëskryetarja e Kuvendit, znj. Ermonela Felaj, gjatë fjalës së saj u shpreh se Kuvendi i Shqipërisë, përveç agjendës kombëtare, është angazhuar dhe mbështet nismat rajonale dhe ndërkombëtare për paqen dhe sigurinë, ka nxitur dhe do të vijojë të nxisë qeverinë dhe institucionet të rrisin kontributin në këto nisma.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, znj. Albana Koçiu, u shpreh se ekziston një korelacion i qartë midis gruas dhe paqes:

Një ekuacion që thotë: “Grua baraz me paqe”.

Zëvendësministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Megi Fino, u shpreh se takimi i 10-të i këtij forumi vjen në një moment vendimtar teksa jemi dëshmitarë të sfidave komplekse të sigurisë që burojnë nga një peizazh gjeopolitik i trazuar me pasoja afatgjata për gratë dhe vajzat.

Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare/ Drejtoresha e Qendrës Koordinuese për Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm (Qendra CVE), znj. Lejdi Dervishi mbajti një fjalim mbi rolin e Rezolutës 1325 si dhe agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë.

Znj. Dervishi u shpreh se për Shqipërinë, Rezoluta 1325 nënvizon angazhimin e vazhdueshëm për të integruar perspektivat gjinore në politikat tona të sigurisë dhe mbrojtjes, veçanërisht kur ato lidhen me luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

Drejtoresha e WCDCA, znj. Rudina Çollaku, në fjalën e saj veçoi kontributin e Qeverisë Shqiptare dhe shembullin unik për krijimin e partneriteteve strategjike në dobi të politikave të zhvillimit të cilat lidhen ngushtë me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, duke e lehtësuar ndjeshëm dhe procesin e kohezionit social.

Znj. Sanam Naraghi Anderlini MBE-CEO e International Civil Society Action Network (ICAN), falenderoi qeverinë shqiptare për kontributin e veçantë në ndërtimin e urave për një paqe të qëndrueshme në të gjitha nivelet dhe për arritjet në implementimin e planeve të hartuar për Rezolutën 1325.

Sesioni i dytë u moderua nga znj. Eralda Çani – Eksperte për ligjin dhe kuadrin ligjor të PKV 1325 dhe u hap me fjalën e Ambasadorit Reinout Vos – Ambasador i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri Embassy of the Netherlands in Albania , i cili ndau me të pranishmit shembullin e kësaj ambasade dhe punën e bërë në vendin tonë në partneritet me aktorët kyç në implementimin e Rezolutës 1325.

Më tej, Ambasadori Michel Tarran, Shefi i Prezencës së OSBE-së – OSCE Presence in Albania, theksoi rolin e këshillave vendore të sigurisë dhe punën e bërë në dobi të ruajtjes së paqes.

Përfaqësues i UN Women Albania, Z. Michele Ribotta ne fjalen e tij, e cilesoi kete session një demonstrim i konkretizimit të veprimit të grave në përpjekjet për të ndaluar dhunën dhe për të mbrojtur viktimat nga dhuna , duke shprehur konsiderate dhe mirenjohje per punen e bere nga grate ne kete aspekt.

Në vijim, Drejtoresha e USAID/Albania dhe Zëvendës Ambasadorja në Detyrë e Ambasadës Amerikane në Tiranë US Embassy Tirana , znj. Mischere Kawas, theksoi fuqinë e projektit të USAID-it #FuqizojmëKomunitetin, i cili amplifikon zërat e grave dhe forcon partneritetet lokale.

Kur qeveritë lokale, shoqëria civile dhe komunitetet punojnë bashkë, ne jo vetëm që i përgjigjemi shpejt nevojave, por fuqizojmë gratë të bëhen nismëtare të vërteta të ndryshimit. Së bashku, po ndërtojmë një të ardhme më paqësore dhe të barabartë.

Znj. Robinah Rubimbwa – Themeluese dhe Koordinatore Kombëtare, Koalicioni 6 për Veprim në 1325 (CoACT) dhe anëtare e WASL, nga shteti i Ugandas, ndau shembullin e saj në ndërtimin e paqes duke vënë theksin tek mbështetja ekonomike si element me rëndësi kyçe në fuqizimin e gruas.

Znj. Ines Leskaj, Drejtore Ekzekutive e @Rrjeti i Fuqizimit të Grave Shqiptare (AWEN), në fjalën e saj premtoi se rrjeti AWEN do të jetë gjithmonë i gatshëm të veprojë për çështjet që lidhen me gratë.

WCDCA falënderon të gjithë partnerët dhe aktorët që bënë të mundur realizimin e këtij sesioni, i cili do të mbetet në histori si një ngjarje e rëndësishme që mblodhi gratë paqendërtuese nga 4u vende të botës, me një qëllim kryesor: Forcimin e bashkëpunimit lokal dhe global në dobi të paqes dhe sigurisë.



Ju sugjerojmë

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim
Aktualitet

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim

17 Korrik, 2025 12:49 pm
Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD
Aktualitet

Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

17 Korrik, 2025 12:47 pm
Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet
Rajoni

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

17 Korrik, 2025 12:19 pm
Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg
Aktualitet

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

17 Korrik, 2025 12:15 pm
Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”
Aktualitet

Simboli i traditës rumune, mbërrin në portin e Durrësit veliera “Mircea”

17 Korrik, 2025 12:13 pm
Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon
Aktualitet

Spiropali nga Ankaraja: Shqipëri-Turqi bashkë për paqen në rajon

17 Korrik, 2025 12:11 pm
Sherr në Sarandë, 26-vjeçari plagos me thikë ish-kunatin
Aktualitet

Sherr në Sarandë, 26-vjeçari plagos me thikë ish-kunatin

17 Korrik, 2025 11:50 am
Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën narko-regjim shndërroi zgjedhjet në farsë
Aktualitet

Berisha me zyrtarin e PPE: Shqipëria, nën narko-regjim shndërroi zgjedhjet në farsë

17 Korrik, 2025 11:38 am
Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten
Sport

Kalendari i kampionateve 2025-2026, shorti hidhet të premten

17 Korrik, 2025 11:34 am
Video/Lirohen hapësirat te stadiumi “Arena Kombëtare”, në procedim disa shtetas…
Aktualitet

Video/Lirohen hapësirat te stadiumi “Arena Kombëtare”, në procedim disa shtetas…

17 Korrik, 2025 11:24 am
Para
Balla pret Drejtorin e Agjencisë së BE: Shqipëria, partner i angazhuar fuqimisht në luftën kundër narkotikëve

Balla pret Drejtorin e Agjencisë së BE: Shqipëria, partner i angazhuar fuqimisht në luftën kundër narkotikëve

Video/Tensionohet situata para Bashkisë Tiranë, protestuesit djegin goma 

Video/Tensionohet situata para Bashkisë Tiranë, protestuesit djegin goma 

“Të bëhet më shumë për të ulur korrupsionin!” I Ngarkuari Punë i Ambasadës së SHBA: Është absolutisht kritik për bizneset amerikane 

“Të bëhet më shumë për të ulur korrupsionin!” I Ngarkuari Punë i Ambasadës së SHBA: Është absolutisht kritik për bizneset amerikane 
















TE FUNDIT

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim

Ilir Meta nuk mposhtet! Avokati i tij: Prokurorët s’dhanë asnjë shpjegim
17 Korrik, 2025

Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Ilir Metës. Në një prononcim për...

Lexo më shumë

Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD

Aksioni në Theth/Berisha:Hakmarrje e Ramës ndaj banorëve,më 11 Maj ata votuan për PD
17 Korrik, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli sot sërish lidhur me prishjen e ndërtesave në Theth. Në një konferencë për...

Lexo më shumë

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet

Afati i Kushtetueses po afron, por Kuvendi i Kosovës vijon të mos konstituohet
17 Korrik, 2025

Deputetët e zgjedhur kanë dështuar ta bëjnë Kuvendin e ri të Kosovës edhe në tentimin e së enjtes, pavarësisht se...

Lexo më shumë

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg

Kërkoi lirinë, Ilir Meta mbetet në burg
17 Korrik, 2025

Apeli i GJKKO-së lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” të caktuar ndaj Ilir Metës, pasi sot shqyrtoi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com