Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin do të qëndrojë këtë të shtunë për vizitë në Kosovë.
Sarrazin do të pritet në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, rreth orës 10:00.
Vizita e emisarit gjerman vjen pas zhvillimeve të djeshme në veri të Kosovës, ku kryetarët e rinj hynë në zyrat e tyre me asistimin e Policisë së Kosovës.
Në komunën e Zveçanit u regjistruan tensione të larta me të shtëna me armë dhe makina të djegura të policisë.