Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhvendosja e detyruar e fëmijëve ukrainas, SHBA sanksione të tjera ndaj Rusisë

2023/08/24 at 8:43 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zhvendosja e detyruar e fëmijëve ukrainas, SHBA sanksione të tjera ndaj Rusisë

Departamenti Amerikan i Shtetit vendosi të enjten sanksione ndaj 13 personave dhe subjekteve që thuhet se janë të lidhura me zhvendosjen dhe transferimin e detyruar të fëmijëve të Ukrainës, ndërsa Uashingtoni rrit presionin ndaj Moskës për agresionin e saj në Ukrainë. Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin gjithashtu hapa për të vendosur kufizime në dhënien e vizave ndaj tre autoriteteve të emëruara nga Moska në territoritet e marra nën kontroll nga forcat ruse për përfshirje në abuzimet e të drejtave të njeriut të të miturve ukrainas, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.


“Së bashku me partnerët tanë në Evropë, ne po mbështesim tani Ukrainën në luftën e saj për liri dhe do t’i ndihmojmë edhe në të ardhmen afatgjatë”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden në një deklaratë të enjten duke shënuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.

Qeveria e Ukrainës vlerëson se autoritetet ruse kanë dëbuar dhe/ose zhvendosur me forcë mbi 19,500 fëmijë nga shtëpitë e tyre që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022. Ndër ata që u goditën me sanksione të enjten ishte Artek, për të cilin Departamenti i Shtetit tha se është një “kamp veror” në pronësi të qeverisë ruse, në Krimenë e pushtuar nga Rusia.

Departamenti i Shtetit tha se fëmijë ukrainas janë dërguar në Artek të cilët më pas janë i janë nënshtruar “programeve të riedukimit ‘patriotik’” dhe nuk lejohen të kthehen tek familjet e tyre. Drejtori i kampit Artek ishte gjithashtu mes të sanksionuarve të enjten.

Gjithashtu në shënjestër ishte dhe këshilltari i guvernatorit të Belgorodit, komisionerët për të drejtat e fëmijëve në rajonet Kaluga dhe Rostov dhe kryetari i qeverisë së Republikës çeçene.

“Shtetet e Bashkuara nuk do të rrinë duarkryq ndërsa Rusia kryen këto krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, tha ambasadorja e SHBA në OKB Linda Thomas-Greenfield në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Ukrainën, të enjten.

Ambasadori i Rusisë në OKB Vassily Nebenzia i tha Këshillit të Sigurimit se vendet perëndimore po gënjejnë për rrëmbimet e supozuara të fëmijëve ukrainas, duke shtuar se Rusia në fakt po i shpëtonte ata.

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhra arresti në mars për presidentin rus Vladimir Putin dhe komisioneren për fëmijët të qeverisë së tij, Maria Lvova-Belova, duke i akuzuar ata për dëbim të paligjshëm të qindra fëmijëve nga Ukraina që në fakt përbën një krim lufte.

Rusia e pranon se ka transferuar mijëra fëmijë jashtë Ukrainës, por thotë se kjo është bërë ekskluzivisht për të mbrojtur jetimët dhe fëmijët e braktisur në zonën e luftës.

“Ne do të vazhdojmë të tërheqim vëmendjen, do të vazhdojmë të identifikojmë individët dhe institucionet e përfshira derisa këta fëmijë të ribashkohen me familjet e tyre”, tha për Reuters James O’Brien, kreu i Zyrës së Koordinimit të Sanksioneve të Departamentit të Shtetit.

Departamenti i Shtetit tha të enjten se Rusia përdor një sërë metodash për të transferuar fëmijët nga Ukraina, përfshirë marrjen e tyre nga institucionet shtetërore dhe gjatë operacioneve të “filtrimit” ku sipas tyre ata përcaktojnë nëse civilë ukrainas përbëjnë kërcënim ndaj agresionit rus, duke i dërguar më pas fëmijët në kampe në Krime dhe Rusi.

Veprimi i së enjtes shënon raundin e fundit të sanksioneve që Uashingtoni ka vendosur ndaj Moskës që nga nisja e agresionit rus në Ukrainë në vitin 2022, i cili ka shkaktuar vdekjen e mijëra vetëve dhe ka kthyer qytete të tëra në gërmadha./VOA



Ju sugjerojmë

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
Kryesore

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

5 Tetor, 2025 12:06 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

4 Tetor, 2025 11:52 pm
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

4 Tetor, 2025 10:52 pm
Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
Kryesore

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

4 Tetor, 2025 9:23 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump paralajmëron Hamasin për planin e paqes: Nuk do të toleroj vonesa

4 Tetor, 2025 8:03 pm
“Kanë kapitulluar”, Trump: SHBA do të ndalojnë bombardimet kundër Huthëve në Jemen
Bota

“Jemi pranë paqes” Trump: Edhe xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

4 Tetor, 2025 6:18 pm
Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet
Aktualitet

Tjetër aksion i IKMT në Theth, Rama: Kush ndërton pa leje investon për belanë e vet

4 Tetor, 2025 5:25 pm
Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Partizani-Elbasani, policia procedon 3 të rinj
Kronikë

Dhunuan punonjësin e policisë, arrestohen dy të rinj në Tiranë

4 Tetor, 2025 5:13 pm
E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje
Aktualitet

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E bëri sepse e tallnin në lagje

4 Tetor, 2025 5:03 pm
Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët
Politikë

Kriteret e kandidatit që do PD, Berisha: Të ketë aftësitë për të bindur qytetarët

4 Tetor, 2025 4:25 pm
Para
Arabia Saudite synon Mohamed Salah

Arabia Saudite synon Mohamed Salah

Kjo është stjuardesa që humbi jetën në avionin e Prigozhin, para fluturimit u ankua se…

Kjo është stjuardesa që humbi jetën në avionin e Prigozhin, para fluturimit u ankua se...

“New York Times”: Avioni i Prigozhin mund të jetë rrëzuar nga shpërthimi i një bombe

“New York Times”: Avioni i Prigozhin mund të jetë rrëzuar nga shpërthimi i një bombe
















TE FUNDIT

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës
5 Tetor, 2025

Aktori Florjan Binaj ka shpallur kandidaturën si i pavarur në zgjedhjet për kryetar bashkie të Tiranës. Teksa thekson arsyet e...

Lexo më shumë

Shpërthim me tritol në një makinë në Sarandë, një viktimë

Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
4 Tetor, 2025

Në qytetin e Sarandës është regjistruar një shpërthim  i fortë me tritol. Nga të dhënat e para raportohet se një...

Lexo më shumë

Plani i paqes në Gaza, Netanyahu: Do lirojmë pengjet, më pas çarmatosja e Hamas

Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
4 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte udhëzuar ekipin negociator izraelit, të udhëhequr nga Ministri i Çështjeve Strategjike Ron Dermer,...

Lexo më shumë

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve

Zgjedhjet për bashkinë, PD e Vlorës vendos listën e kandidatëve
4 Tetor, 2025

Në selinë e Partisë Demokratike, dega Vlorë, nën drejtimin e deputetit Bujar Leskaj, u zhvillua mbledhja e kryesisë së degës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com