Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues

2025/06/23 at 5:30 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zhupa kërkon rrëzimin e Ligjit për Zonat e Mbrojtura: Është antikushtetues

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka kërkuar rrëzimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura”, duke e cilësuar atë antikushtetues dhe të rrezikshëm për mjedisin dhe trashëgiminë kombëtare.


Sipas Zhupës, ligji eliminon çdo mbrojtje për zonat natyrore për t’i hapur rrugë investimeve strategjike në funksion të klientëve dhe të oligarkëve të pushtetit.

“Ligji i Zonave të Mbrojtura me këto ndryshime që ka bërë mazhoranca në mënyrë të njëanshme dhe të pakonsultuara është tashmë ligji i zonave të pambrojtura, i zonave normale për të ndërtuar, për të pasur investime strategjike në funksion të klientëve dhe të oligarkëve të pushtetit. Është një luftë e hapur ndaj çdo pasurie kombëtare dhe pasurie publike, për ta kthyer atë në pasuri private të një grupi klientësh dhe oligarkësh”, tha Zhupa, sipas asaj që raporton ATSH.

Ajo shoqërohej në Gjykatën Kushtetuese nga juristët e Partisë Demokratike, Franc Nuri dhe Marash Logu. Zhupa solli sërish në vëmendje edhe rastin e Parkut të Butrintit.

“Prova gjenerale u bë me Parkun e Butrintit, edhe më pas kaluam te Ligji i Zonave të Mbrojtura, për të garantuar që në Shqipëri që nuk ka më asnjë zonë e cila nuk ndërtohet, e cila mbrohet, e cila trashëgohet e tillë, e palëkundur dhe e pandryshuar për brezat e ardhshëm”, tha ajo.

Zhupa tha se “me këtë ligj bëhet asgjësimi final i zonave të mbrojtura dhe të vetmet zona që nuk do të ndërtohen do të jenë ata të cilat nuk do të kenë interes oligarkët për t’u ndërtuar”.

Ndër të tjera ajo theksoi se ky ligj nuk na përafron me Bashkimin Evropian, por përkundrazi i shkel standardet e saj.

“Do të paraqesim të gjitha shkeljet e neneve të Kushtetutës, duke nisur që nga ideja e mbrojtjes së mjedisit, te mbrojtja trashëgimisë kombëtare dhe te një proces legjislativ që nuk shërben si një nder i qeverisë, por që ka detyrimin sipas Kushtetutës, sidomos për çështjet e mjedisit, që të ketë konsultim publik. Ne besojmë se Ligji i Zonave të Mbrojtura, duhet të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese, nëse Gjykata Kushtetuese i qëndron Kushtetutës dhe leximit të saktë të konventave dhe interesit kombëtar”, tha Zhupa.

Zhupa i bëri thirrje Gjykatës Kushtetuese që “të mos bjerë pre e presioneve dhe të qëndrojë në lartësinë e detyrës”.



Ju sugjerojmë

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
Bota

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

27 Nëntor, 2025 10:42 am
Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
Kronikë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

27 Nëntor, 2025 9:16 am
Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
Kronikë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

27 Nëntor, 2025 9:11 am
Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
Sport

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

27 Nëntor, 2025 8:51 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kronikë

Mbytet në përroin e fshatit Mlizë të Elbasanit 35-vjeçari

27 Nëntor, 2025 8:27 am
Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime
Aktualitet

Wom Travel: Riviera Shqiptare, destinacioni unik në Evropë për pushime

27 Nëntor, 2025 8:19 am
Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave
Bota

Zjarri në Hong Kong, rëndohet bilanci i viktimave

27 Nëntor, 2025 7:43 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 27 nëntor 2025

27 Nëntor, 2025 7:40 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

27 Nëntor, 2025 7:39 am
“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…
-U tha në Opinion

“2026, vit i vështirë për tregun imobiliar” Shkëmbi: 10 mijë apartamente do të…

26 Nëntor, 2025 11:16 pm
Para
Izraeli nis sulmet ndaj Iranit

Sulmet e SHBA/ Zyrtari i lartë rus: Bashkëpunimi ynë me Iranin është i pathyeshëm

Shërbimi rus i inteligjencës: Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Shërbimi rus i inteligjencës: Serbia po eksporton tërthorazi armë në Ukrainë

Pogba gjen marrëveshjen me ekipin e ri

Pogba gjen marrëveshjen me ekipin e ri
















TE FUNDIT

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona

Treni përplas punëtorët në Kinë, vriten 11 persona
27 Nëntor, 2025

Një tren që po kryente operacione testimi sizmik goditi një grup punëtorësh në Provincën Yunnan të Kinës, duke vrarë njëmbëdhjetë...

Lexo më shumë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë

Prostitucion në Durrës/ Arrestohen dy braziliane, sekuestrohen para dhe drogë
27 Nëntor, 2025

Dy shtetase braziliane kanë rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi kishin marrë një apartament me qira në lagjen...

Lexo më shumë

Përfshihet nga zjarri banesa në Lezhë

Përfshihet nga flakët një banesë në Burrel, dyshohet se një person ka mbetur i bllokuar
27 Nëntor, 2025

Një banesë njëkatëshe është përfshirë nga flakët mëngjesin e kësaj të enjte në lagjen “Skënderbeg” të qytetit të Lezhës. Ngjarja...

Lexo më shumë

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954

Liverpool në krizën/ 9 humbje në 12 ndeshje ecuria më negative që nga 1954
27 Nëntor, 2025

Liverpooli po përjeton krizën më të thellë të tij. Skuadra e The Reds u mund në Anfield edhe nga PSV...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com