Inter u eliminua nga Europa League. Zikaltërit humbën një mundësi të artë për të qëndruar në garë duke u mundur nga Hapeol Be’er Sheva.
Inter edhe pse e mbylli pjesën e parë në avantazh 2 – 0, nuk arriti të përballonte skuadrën izraelite që përmbysi rezultatin duke fituar 3 – 2 këtë sfidë.
Manchester United u kthye te fitorja në Europa League, duke mundur 4 – 0 Feynord. Goli i parë u shënua nga Rooney. Kapiteni arriti në kuotën e 39 golave në aktivitetet e UEFA-s, më shumë se çdo lojtar tjetër i Manchester United.
Roma triumfoi me rezultatin 4 – 1 në sfidën me Viktoria Plzen, ndërsa Fiorentina u mund 3 – 2 nga PAOK në Firence. Krasnodar dhe Sparta Prague siguruan kalimin për në fazën tjetër të Europa League, që ka ende një javë pa zhvilluar./ TV KLAN