TIRANE- Analisti Artur Zheji duke folur për Ben Blushin dhe atë çka ndodhi në Kongresin e PS, tha se së pari duhet të sqarojmë se Blushi ka interes politik, pra do të zëvendësojë Ramën. “Ai ka manovruar me inteligjencë statusin e vet me një këmbë brenda dhe një jashtë partie”, tha Zheji. Ai më tej shtoi se “Blushi udhëhoqi një fraksion që nuk e mbështeti në Kongres”. Ai përmendi emrat e Arta Dades dhe Mimoza Hafizit, të cilat edhe pse ishin pro Blushit, në Kongres nuk i dolën në mbështetje.
Zheji, gjithashtu tha se “Rama doli më i fortë nga ky Kongres, doli se ai është i plotëfuqishëm në Parti”.