Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhdukja e kamerave, Ministria i përgjigjet PD: Prokuroria, Zot i hetimeve

2018/10/03 at 4:17 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
PD letër Ruçit: Të shkarkohen dhe të ndiqen penalisht Xhafaj dhe Veliu

Ministria e Brendshme ka reaguar ndaj deklaratës së deputetit demokrat, Enkejeld Alibeaj se drejtori i policise se qarkut te Durresit ka ndërhyrë për të prishur provat në postën e policisë së Fushë-Krujës. Alibeaj ka bërë pyetjen se ku ndodhen pamjet e kamerave të sigurisë, që do të vertetonin prezencen e Ballës e Rrajës në polici për të kërcenuar oficerin Nuhu. Ministria nuk thotë asnjë fjalë për kamerat e sigurisë, por këmbëngul se hetimet po i drejton prokuroria dhe se e verteta do të dalë shpejt.

Deklarata e plote e Ministrise se Brendshme

Lidhur me deklaratën e deputetit të PD-së, Ministria e Brendshme sqaron se: PD-ja po vijon të sulmojë me fakte të deformuara dhe të hedhë baltë pafund mbi Policinë e Shtetit. Për çdo kërcënim të pretenduar, Policia e Shtetit ka kryer veprimet proceduriale në mënyrë profesionale dhe ka referuar dosjen për ndjekje të mëtejshme në Prokurori.

E ka bërë këtë me denoncuesen Xhisiela Maloku, edhe pse ajo u tërhoq nga kallëzimi, që prej datës 23 korrik 2018, e ka bërë këtë edhe me denoncimin e ish-oficerit që braktisi detyrën, Emiljano Nuhu, që prej 30 korrikut 2018.

Çdo veprim i Policisë së Shtetit dhe i SHÇBA-së, që është investuar që nga momenti i parë i bërjes publike të pretendimeve, janë transparente dhe të referuara në Prokurori. Hetimet po drejtohen nga ky institucion dhe janë deleguar një sërë veprimesh, që ndihmojnë për zbardhjen shpejt të ngjarjes, zbardhjen e plotë të rrethanave, sqarimin e çdo pikëpyetjeje të publikut dhe ajo që është më e rëndësishmja, të përballen personat e implikuar me përgjegjësitë penale.

Në respekt të publikut, SHÇBA-ja sqaron se janë marrë në pyetje jo vetëm punonjësit e Policisë në Krujë, Fushë Krujë, Durrës, Berat e Tiranë, por edhe persona të tjerë që mund të kenë dijeni për faktet.

Referuar deklarimeve të zyrtarit të radhës së PD-së, është realisht e provuar dhe me dokumente se pretendimi për kërcënim i ish-oficerit Nuhu është duke u hetuar që nga momenti i parë i denoncimit. Dhe këtë hetim nuk po e drejton Policia, por Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Gjithashtu, i rikujtojmë juristit Alibeaj, se në momentin kur çështja referohet në Prokurori është vetëm ky institucion, Zot i saj, dhe Policia e Shtetit është vetëm në funksion të hetimit. Të gjitha deklaratat dhe akuzat me sfond të qartë politik janë vetëm përpjekje për të intimiduar agjencitë ligj zbatuese dhe vonuar apo penguar zbardhjen e së vërtetës.

Koha kur Ministra, firmosnin urdhra drejtuar Prokurorisë dhe bëheshin Zot të çështjes, për të mbuluar paudhësitë e qeverisjes së kohës, nuk ekziston. I kujtojmë z. Alibeaj, megjithë sikletin që mund të ketë patur, se publiku e ka ende të freskët skandalin ligjor të ish-ministrit të Drejtësisë në Prokurorinë e Tiranës, për një dosje që shqetësonte pushtetin e kohës.
Në mbyllje, Ministria e Brendshme, Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat mbeten të hapura, transparente dhe nxisin fort Prokurorinë për të zbardhur shpejt të vërtetat dhe rrethanat për gjithë akuzat e ngritura.

Ju sugjerojmë

Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro, arrestohen 2 persona në Tiranë
Aktualitet

Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro, arrestohen 2 persona në Tiranë

26 Qershor, 2025 11:55 am
Përfshihet nga zjarri pylli në Peshtan të Fierit
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes: U shuan 8 vatra zjarri në vend, rrezik i lartë në Fier

26 Qershor, 2025 11:54 am
Flamur Noka: Në shtator në anën e maxhorancës, 28 përfaqësues të karteleve!
Aktualitet

Flamur Noka: Në shtator në anën e maxhorancës, 28 përfaqësues të karteleve!

26 Qershor, 2025 11:47 am
Shtyhet seanca gjyqësore e dosjes “5D”, shkak mungesa e dy avokatëve
Aktualitet

Shtyhet seanca gjyqësore e dosjes “5D”, shkak mungesa e dy avokatëve

26 Qershor, 2025 11:39 am
Koçi-Berishës: Ti je kampion i grushtit të shtetit! Rrahe krerët e PS, burgose Nanon
Aktualitet

Koçi-Berishës: Ti je kampion i grushtit të shtetit! Rrahe krerët e PS, burgose Nanon

26 Qershor, 2025 11:31 am
“Petro Koçin e nxorën kartelet nga parlamenti”/ Berisha:Ku janë Sara dhe Zegjineja..
Aktualitet

“Petro Koçin e nxorën kartelet nga parlamenti”/ Berisha:Ku janë Sara dhe Zegjineja..

26 Qershor, 2025 11:22 am
Berisha: Kreu i partisë së krimit mori epitetin e merituar si “Ramaduro” i Europës
Aktualitet

Berisha: Kreu i partisë së krimit mori epitetin e merituar si “Ramaduro” i Europës

26 Qershor, 2025 11:19 am
Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
Aktualitet

Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët

26 Qershor, 2025 11:08 am
PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën
Aktualitet

PD kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në Vlorë, Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën

26 Qershor, 2025 11:02 am
Balla ironizon Berishën: Është fyerje kur minuta e heshtjes për Repishtin kërkohet nga një njeri që e akuzonte si spiun të Sigurimit
Aktualitet

Kërkesa e opozitës për Avokatin e Popullit/ Balla: Duhen 84 vota, kjo legjislaturë..

26 Qershor, 2025 10:59 am
Para
Ja në cilin televizion dhe me çfarë emisioni do ta shihni Marina Vjollcën

Ja në cilin televizion dhe me çfarë emisioni do ta shihni Marina Vjollcën

PD: Arrestimi i Rrajës një truk për të mashtruar opinionin publik

“Xhisela”, Basha i nxjerr videon Ramës: Dole bllof dhe me Roshin!

Rudina Magjistari publikon foton e Xhavitit, dhe shprehet si asnjëherë

Rudina Magjistari publikon foton e Xhavitit, dhe shprehet si asnjëherë

TE FUNDIT

Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro, arrestohen 2 persona në Tiranë

Sekuestrohen 2 pistoleta dhe 40 mijë euro, arrestohen 2 persona në Tiranë
26 Qershor, 2025

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kontigjenti”. Gjatë 24 orëve të fundit, goditen 2 raste të mbajtjes së armës së zjarrit,...

Lexo më shumë

Ministria e Mbrojtjes: U shuan 8 vatra zjarri në vend, rrezik i lartë në Fier

Përfshihet nga zjarri pylli në Peshtan të Fierit
26 Qershor, 2025

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar një bilanc të situatës së zjarreve në vendin tonë. Mësohet se gjatë 24 orëve të...

Lexo më shumë

Flamur Noka: Në shtator në anën e maxhorancës, 28 përfaqësues të karteleve!

Flamur Noka: Në shtator në anën e maxhorancës, 28 përfaqësues të karteleve!
26 Qershor, 2025

“Opozita nuk është shtojcë e juaja, por ajo është për të përfaqësuar popullin që është kundër narkoshtetit”. Kështu është shprehur,...

Lexo më shumë

Shtyhet seanca gjyqësore e dosjes “5D”, shkak mungesa e dy avokatëve

Shtyhet seanca gjyqësore e dosjes “5D”, shkak mungesa e dy avokatëve
26 Qershor, 2025

Seanca gjyqësore për dosjen “5D”, është shtyrë për në datën 3 korrik, ora 10:30. Sipas tvklan, shkak i shtyrjes së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com