Teksa po shënohen dy muaj nga zhdukja e Ervis Martinaj mësohet se RENEA ka zhvilluar kontrolle në Shijak. Gazetarja Klodiana Lala raporton se kontrollet janë zhvilluar mbrëmjen e djeshme.
Policia dhe Prokuroria ende nuk kanë dhënë një version zyrtar se çfarë ka ndodhur me “Mbretin e basteve”, ndërkohë që nuk dihet ende nëse nga kontrollet në Shijak ka persona të shoqëruar apo prova të tjera për çështjen.
Kujtojmë se Martinaj u zhduk në 9 gusht. Herën e fundit që është shfaqur në publik ka qenë në një hotel në Durrës në shoqërinë e një vajze të njohur të ekranit dhe të oficerit të operacionales që tashmë ndodhet në qeli, Jeton Lami./Opinion.al