Faik Fezgaj rezulton i zhdukur që nga dita e djeshme. Ai punote si taksist në Durrës dhe kishte dalë në punë gjatë ditës së djeshme si çdo herë tjetër. Në mbrëmje ai nuk është kthyer në shtëpi. Familjarët thanë se kanë tentuar ta marrin në telefon por u del i fikur. Të alarmuar ata kanë denoncuar në polici zhdukjen e njeriut të tyre. Frika se mund ta kenë vrarë është e madhe, nisur edhe nga fakti se një muaj më parë një taksist u vra barbarisht në Durrës për tu grabitur.
Te lidhura:Vrasja e taksistit Idriz Kariqi në muajin Dhjetor në Durrës