Një 13 –vjeçar largohet nga banesa, babai i kërkon ndihmë policisë. Burimet bëjnë me dije se i mituri është zhdukur që prej 28 shkurtit 2016 dhe që prej asaj ditë, prindërit i kanë humbur kontaktet.
Shtetasi Q.Xh., 55 vjeç, ka bërë kallëzim në polici dhe menjëherë pas kësaj, grupi hetimor ka nisur punën për gjetjen e 13 vjeçarit E.Xh, banues në Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë Durrës për veprime të mëtejshme.