Udhëheqësi suprem iranian Ayatollah Ali Khamenei po merr pjesë në një takim urgjent me Këshillin e Sigurisë Kombëtare pas rrëzimit të helikopterit ku përfshihej presidenti Ibrahim Raisi .
Deri më tani ende nuk është e qartë nëse helikopteri ku udhëtonte presidenti i Iranit është rrëzuar apo ka bërë një ulje emergjente për shkak të motit të keq.
Ndërkohë, mediat kanë bërë të ditur dhe personat të cilët ndodheshin në helikopter së bashku me Ibrahim Raisi.
Përveç presidentit, në bord ishin; Mohammad Ali Al Hashem, imam i Tabrizit; Hossein Amirabdollahian, Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike; Malik Rahmati, guvernator i Azerbajxhanit Lindor; piloti, një bashkë-pilot, kreu i ekipit të mbrojtjes dhe një nga rojet.
Në zonën ku dyshohet se ndodhet helikopteri, kanë shkuar mbi 40 forca të kërkim shpëtimit. Deri më tani ende nuk është qartësuar nëse helikopteri bëri një ulje emergjente për shkak të motit të keq apo është rrëzuar.