Një 18-vjeçare është raportuar e zhdukur në Lushnje. Ka qenë i ati 49-vjeçar që ka bërë denoncim në komisariatin e policisë, se ka humbur kontaktet me vajzën e tij.
“Në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi 49 vjeç, banues në fshatin Pluk, i cili ka kallëzuar se ka humbur kontaktet me vajzën e tij 18 vjeçe. Po punohet për gjetjen e saj”, njoftoi policia.