Një 16-vjeçare është zhdukur në Tiranë. Ka qenë nëna e saj, shtetasja me inicialet A.R., 32-vjeç, ajo që ka shkuar në polici dhe ka thënë se vajza është larguar nga shtëpi. Denoncimi është bërë para dy ditësh.
Ndërsa sot Policia e Tiranës informon se ka nisur punën për gjetjen e të miturës me inicialet B.Xh., 16 vjeç.
“Më datë 04.12.2021, shtetasja A. R., 32 vjeçe, ka kallëzuar se është larguar nga banesa e saj, vajza e mitur, shtetasja B. Xh., 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale”,-njoftoi policia./Opinion.al