Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zhduken nga fronti i luftës në Ukrainë trupat e Koresë së Veriut?

2025/02/02 at 11:54 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zhduken nga fronti i luftës në Ukrainë trupat e Koresë së Veriut?

Për muaj të tërë, mijëra ushtarë të Koresë së Veriut sulmuan llogore dhe luftuan bashkë me trupat ruse, që përpiqeshin t’i largonin forcat ukrainase nga territori i tyre.


Kur u shfaqën për herë të parë, vjeshtën e kaluar, zyrtarët perëndimorë u shqetësuan, sepse kishin frikë se do t’i godisnin trupat ukrainase, tashmë të rrethuara gjetkë në vijën e frontit prej 1.100 kilometrash – dhe do t’i detyronin të tërhiqeshin.

Kjo nuk ndodhi. Dhe tani, trupat e Koresë së Veriut raportohet se janë duke u tërhequr nga vijat e frontit. Sipas një raporti të gazetës New York Times më 31 Janar, arsyeja duket se ka të bëjë me numrin e lartë të viktimave.

Një zyrtar i inteligjencës ushtarake të Ukrainës, i cili foli në kushte anonimiteti për kanalin Current Time të Radios Evropa e Lirë, tha se trupat koreanoveriore u zhvendosën, në fakt, për shkak të “humbjeve të mëdha”, por shtoi se lëvizja e tyre është një “operacion standard”.

Komanda e operacioneve të posaçme e Ukrainës, megjithatë, i tha Shërbimit ukrainas të Radios Evropa e Lirë se trupat e Koresë së Veriut nuk janë parë në zonat ku forcat speciale po luftonin për rreth tri javë.

“Me gjasë, pas humbjeve të konsiderueshme, u detyruan të tërhiqen”, tha ajo.

Nëse tërheqja e tillë konfirmohet, ajo do të ishte një goditje potencialisht e turpshme mbi komandantët rusë, por edhe mbi pritshmërinë se trupat e Koresë së Veriut do të arrijnë të bëjnë ndryshime të rëndësishme në fushën e betejës.

Nga Phenjani në Kursk

Pas paralajmërimeve të Ukrainës me javë të tëra, që u përcollën edhe me imazhe satelitore dhe informacione të inteligjencës, trupat e Koresë së Veriut filluan të shfaqeshin në rajonet ruse në kufi me Ukrainën në mes të tetorit. Atëkohë, zyrtarët thanë se ishin mbi 11.000 trupa.

Por, nuk ishte plotësisht e qartë përse zyrtarët rusë i ishin drejtuar Phenjanit për ndihmë. Disa ekspertë spekuluan se presidenti rus, Vladimir Putin, përpiqej të shmangte thirrjen e një mobilizimi të ri, ose dërgimin e rekrutëve në betejë, nga frika se do të nxiste rezistencë brenda Rusisë.

Zyrtarët perëndimorë e përshkruan këtë si një shenjë dëshpërimi. Sipas vlerësimeve të tyre, mbi 700.000 rusë janë vrarë ose plagosur prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

“Kjo tregon se ai mund të jetë në telashe më shumë seç mendojnë shumica e njerëzve”, tha në atë kohë sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, për Putinin.

Zyrtarët ukrainas parashikuan se trupat koreanoveriore do të përfundonin në Kursk, rajon kufitar rus, ku Ukraina e befasoi Rusinë me një inkursion. Dhe, në fakt, njësitë ukrainase raportuan takime të shumta me koreanoveriorët në Kursk dhe disa prej tyre i zunë robër.

A bënë ndonjë ndryshim në fushën e betejës?

Kur Ukraina sulmoi përtej kufirit në gusht, forcat e saj, disa prej të cilave përfshinin njësitë më me përvojë të Kievit, kapën shpejt një pjesë të konsiderueshme të territorit në Kursk: rreth 1.300 kilometra katrorë. Ky ishte pushtimi më i madh i territorit rus nga një ushtri e huaj që nga Lufta e Dytë Botërore.

Mbrojtja e Rusisë fillimisht ishte e çorganizuar – gjë që shkaktoi habi dhe zemërim, sidomos në mesin e banorëve vendas. Por, komandantët ridislokuan njësi, duke i zmbrapsur ngadalë trupat ukrainase, dhe ushtarët e Koresë së Veriut u dislokuan më pas në tetor.

Forcat e kombinuara të Rusisë dhe Koresë së Veriut rimorën deri më sot pak më shumë se gjysmën e territorit që forcat ukrainase pushtuan në Kursk. Disa ditë pas Vitit të Ri, komandantët ukrainas urdhëruan një ofensivë të re në rajonin e Kurskut, në përpjekje për t’iu kundërvënë fitoreve të Koresë së Veriut.

Arsyetimi ishte sërish i paqartë. Megjithatë, disa ekspertë thanë se qëllimi mund të ketë qenë të fitohej territor, për të përforcuar pozicionin përpara negociatave të mundshme për paqe, të cilat i kërkon presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Dukej se gjatë kësaj përpjekjeje, trupat ukrainase zunë robër disa koreanoveriorë.

“Ata veprojnë sipas taktikave sovjetike, veprojnë në toga. Përfitojnë nga prania e tyre masive”, tha oficeri më i lartë ushtarak i Ukrainës, gjenerali Oleksandr Syrskiy, në një intervistë muajin e kaluar.

“Ata janë mjaft të guximshëm dhe, sigurisht, ky është problem”, tha ai.

Sa viktima pësoi Koreja e Veriut?

Zyrtarët ukrainas pretendojnë se u kanë shkaktuar viktima të konsiderueshme trupave të Koresë së Veriut. Presidenti Volodymyr Zelensky tha se numri i tyre ishte më shumë se 3.000 në fund të dhjetorit.

Inteligjenca ushtarake publikoi imazhe të gjërave të kapura nga trupat e Koresë së Veriut – libra, pamflete, madje edhe telefona celularë – edhe pse pak nga përmbajtja e tyre u shpërnda publikisht. Syrskiy vlerësoi se rreth gjysma e 11.000 – 12.000 trupave të dislokuara, ishin vrarë ose plagosur. Por, këto vlerësime të Ukrainës nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur.

Disa ditë përpara se Zelensky ta jepte vlerësimin e tij, shërbimi kryesor i inteligjencës i Koresë së Jugut tha se rreth 1.100 koreanoveriorë ishin vrarë ose plagosur.

Shtëpia e Bardhë dha një vlerësim të krahasueshëm më 27 dhjetor: më shumë se 1.000 ishin “të vrarë ose të plagosur në këto luftime, vetëm javën e kaluar”.

Inteligjenca e Koresë së Jugut dha një raport të përditësuar më 13 janar: 200 koreanoveriorë të vrarë, 2.700 të plagosur.

Tërheqja e trupave të Koresë së Veriut nga luftimet mund të jetë një shenjë se sa efektive ishin sulmet ukrainase, sidomos nëse forcat e Kievit kishin prioritet shënjestrimin e ushtarëve të Phenjanit.

Por, rotacionet e trupave janë gjithashtu normale në çdo fushëbetejë: ushtarët e rraskapitur kanë nevojë për pushim; njësitë me shumë viktima duhet të rimbushen ose riorganizohen; municioni dhe predhat duhet të grumbullohen./REL



Ju sugjerojmë

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
Bota

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

8 Qershor, 2025 11:05 am
Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Para
10 shoferë të arrestuar në Tiranë dhe Durrës

10 shoferë të arrestuar në Tiranë dhe Durrës

Gjenden shenja jete në asterodin Bennu, shkencëtarët zbulojnë prova të forta

Gjenden shenja jete në asterodin Bennu, shkencëtarët zbulojnë prova të forta

SHBA/ Zgjedhjet për kandidatin republikan në Iowa, Trump kryeson në sondazhe

Emigrantët dhe tarifat/ Trump akuza Meksikës: Është aleate me kartelet e drogës
















TE FUNDIT

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit

Atentat kandidatit për President në Kolumbi, pranga 15 vjeçarit
8 Qershor, 2025

Atentat ndaj senatorit kolumbian Miguel Uribe Turbay, gjatë një tubimi fushate në Bogotá të Kolumbisë. Siç shkruajnë mediat e huaja,...

Lexo më shumë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com