Prindërit e dy fëmijëve të mitur kallëzuan në polici se kishin humbur kontaktet me dy fëmijët e tyre.
M.K., 41 vjeçe, dhe B. Z., 53 vjeç, kallëzuan në Komisariatin e Policisë Nr. 3 se ishin larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur të moshave 10 dhe 8 vjeç.
Policia bën me dije se të miturit u kthyen te prindërit e tyre pas disa orësh në gjendje të mirë shëndetësore.
“Në Komisariatin e Policisë Nr. 3 janë paraqitur shtetasit M. K., 41 vjeçe, dhe B. Z., 53 vjeç, të cilët kanë kallëzuar se janë larguar nga banesa dy fëmijët e tyre të mitur të moshave 10 dhe 8 vjeç. Dy të miturit, janë kthyer te prindërit e tyre pas disa orësh, në gjendje të mirë shëndetësore, njofton policia.