TIRANE- Ministria e Financave bën të ditur se thesari nisi shpërndarjen e pagave të administratës publike për kryeqytetin dhe rrethet, pas një ngërçi të krijuar në sistem. Sipas burimeve nga Ministria e Financave, problemi nuk ishte mungesa e fondeve, por mosrakordimi i listëpagesave të zyrave të financave të institucioneve me Thesarin.
Sipas burimeve zyrtare, Thesari ka transferuar fondet e pagave për muajin dhjetor në drejtim të bankave të nivelit të dytë për aparatet e ministrive, drejtoritë qendrore, agjencitë qendrore, drejtoritë arsimore në qarqe, agjencitë dhe drejtoritë rajonale dhe në rrethe, bashkitë, shkollat, spitalet, gjykatat, prokuroritë dhe ente të tjera.