Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjim i hidhur për BE-Trendi i populizmit në rritje

2023/11/27 at 10:31 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjim i hidhur për BE-Trendi i populizmit në rritje

Fitorja e populistit të djathtë, Geert Wilders ka shkaktuar valë shokuese në të gjithë Europën, duke hedhur hije në zgjedhjet europiane të vitit të ardhshëm.


A mundet që partitë euroskeprike dhe populiste të djathta të bëhen edhe më të fuqishme në Parlamentin e ardhshëm Europian?Për politikanët europianë në Bruksel fitorja javën e kaluar e populistit të djathtë në Holandë, Geert Wilders është një zile alarmi. Me shqetësim për pasojat e zgjedhjes së populistit holandez, Wilders në zgjedhjet europiane vitin e ardhshëm u shpreh politikanja liberale gjermane, FDP dhe kryetarja e komisionit të Bundestagut për mbrojtjen, Marie-Agnes Strack-Zimmermann.

Ajo e quan “Geert Wilders një rrezik serioz për Europën e hapur ndaj botës, që na bën të qartë, se zgjedhjet europiane rrezikojnë të kthehen në zgjedhje proteste të zgjedhësve të skajshëm, por edhe se tema e migracionit të pakontrolluar njerëzit me drejtë i preokupon.” Sipas Zimmermann të gjithë demokratët duhet të bashkohen ta zgjidhin këtë problem “së bashku dhe shpejt”, me qëllim që të mos ketë rritje të atyre partive të vogla që duan të hyjne në BE për ta shkatërruar atë nga brenda.

Kreu i grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane, Manfred Weber është shprehur, se kush do të luftojë radikalët dhe ekstremistët duhet të dëgjojë njerëzit, t’i marrë seriozisht dhe të zgjidhë problemet e tyre. Sipas Weber “nëse shtetet e BE  nuk e vënë nën kontroll krizën e migracionit, do të rriten Wilders dhe të tjerë si ai.” Ai kritikoi deklaratat e holandezit Frans Timmermass, zëvendëspresident i KE, që u shpreh i tronditur pas fitores së Wilders. Sipas Weber, kush fyen votueset e votuesit si antidemokratë, siç e bën Frans Timmermans ai thellon përçarjen në shoqëri.

Hartleb: Populistët e djathtë në trend europian

Për Florian Hartleb, drejtor i Institutit Studimor Europian për Luftimin e Terrorizmit dhe Konflikteve në Vjenë, EICTP nuk është gjë e re që zgjedhjet europiane janë zgjedhje proteste, çështja që shtrohet është nëse është e mundur të fillojnë kundër-projekte ndaj populizmit të djathtë. Kemi nevojë për një Europë të fortë në kohët e tronditjeve të mëdha të rendit botëror. Këtu ka shumë mundësi veprimi për politikanët e partive të tjera të ngrenë zërin. Sipas Hartleb “është një trend europian, sepse tema vendimtare dhe kjo duhet të na shqetësojë është politika e pazgjidhur e migracionit…kjo është një zile alarmi për ne,  tema e migracionit, duhet të zgjidhet” u shpreh ai për radion gjermane, ndr.

Zëvendëspresidetja e Parlamentit Europian, dhe kandidatja e emëruar e SPD-së, Katarina Barley e shikon si pikë shqetësuese normalizimin e fenomenit të nacionalistëve të djathtë në Europë. “Ne duhet të mësojmë, se politika që nxitet nga urrejtja dhe përjashtimi nuk duhet normalizuar asnjëherë”, tha Barley për Rheinische Post.

Brohorima tek populistët

Partitë e djathta populiste në Europë që e uruan menjëherë Wilders janë në eufori aktualisht. Në kongresin e partisë populiste të djathtë gjermane, AFD në Magdeburg u tha qartë se “askush nuk mund të na anashkalojë më ne në Parlamentin Europian”. Në Gjermani kjo parti shënon prej javësh rritje të ndjeshme në sondazhe. Edhe në Suedi e Finlandë partitë populiste të djathta janë partnerë koalicioni në qeverisje me kristiandemokratët. Në Itali madje në krye të qeverisë është një Giorgia Meloni nga një parti postfashiste, Frattelli d’Italia.

Hovi i partive populiste të djathta ka qenë në qendër të debateve mediatike gjatë javës së kaluar. Me shqetësim në një analizë të gazetës spanjolle “El Pais” të premten vërehet se pasojat e fitores së Wilders do të ndjehen vitin e ardhshëm. “Europa po rrëshqet drejt ekstremizmit të djathtë. Tek shumë qeveri që ndërkohë drejtohen ose bashkëdrejtohen nga parti që në fokus kanë frikën, intolerancën, aversionin ndaj të huajve, si në Suedi Finlandë, Republikën Çeke, Sllovaki, Hungari, Itali shtohet tani edhe fitorja e partisë së Lirisë….Kreu i saj Geer Wilders është antieuropian dhe sovranist, një armik i migracionit dhe islamit dhe mohues i ndryshimit të klimës. Pra mishërimi i ideologjisë ekstreme të djathtë në Europë. …Rritja e ultra të djathtëve në Europë do të ketë pa asnjë dyshim ndikim në zgjedhjet europiane në qershor”, analizon “El Pais”./DW



Ju sugjerojmë

OSBE tryezë për reformën zgjedhore, ftesë dhe për opozitën jashtë Kuvendit
Politikë

Partia Socialiste fiton Divjakën, ndiqet nga PD e Nisma Shqipëria Bëhet

12 Maj, 2025 9:06 pm
Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
Bota

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

12 Maj, 2025 8:40 pm
Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
-Jetë dhe Stil

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

12 Maj, 2025 8:30 pm
Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
Kryesore

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

12 Maj, 2025 8:13 pm
Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!
Kryesore

Numërimi i votës në Vlorë, ministri Vengu: Tejkaluam rezultatin e zgjedhjeve 2021!

12 Maj, 2025 8:06 pm
Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…
Kryesore

Vota e diasporës, Celibashi thirrje partive politike: Numëruesit janë të lodhur…

12 Maj, 2025 7:42 pm
Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn
Politikë

Ngjyroset me rozë një tjetër bashki, socialistët marrin edhe Memaliajn

12 Maj, 2025 7:25 pm
82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së
Politikë

82% e të paraburgosurve në Elbasan ia japin votën PS-së

12 Maj, 2025 7:12 pm
Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza
Bota

Hamasi: Kemi liruar pengun e fundit të gjallë në Gaza

12 Maj, 2025 6:52 pm
Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5
Kryesore

Rezultati në Berat, Demo: E kemi të mbrojtur mandatin e 5

12 Maj, 2025 6:27 pm
Para
25 vite Kushtetutë/ Nikolla: Kuvendi s’do të lejojë të zgjedhurit të imponojnë vullnetin e tyre

25 vite Kushtetutë/ Nikolla: Kuvendi s’do të lejojë të zgjedhurit të imponojnë vullnetin e tyre

Prokuroria e Fierit u sekuestron dy vëllezërve pasuri me vlerë 2.5 milionë euro, dyshohet se vjen nga… 

Pacienti i vdiq rrugës, Prokuroria e Fierit dërgon në gjyq pesë mjekë të Spitalit Rajonal (Emrat) 

Një stuhi shkakton ndërprerje energjie në mbi 2 mijë qytete e fshatra në Ukrainë 

Një stuhi shkakton ndërprerje energjie në mbi 2 mijë qytete e fshatra në Ukrainë 
















TE FUNDIT

Partia Socialiste fiton Divjakën, ndiqet nga PD e Nisma Shqipëria Bëhet

OSBE tryezë për reformën zgjedhore, ftesë dhe për opozitën jashtë Kuvendit
12 Maj, 2025

Edhe në bashkinë e Divjakës, ka përfunduar prrocesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2025. Si në shumicën e...

Lexo më shumë

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit

Trump mund të udhëtojë në Turqi për negociata mes Zelenskyt dhe Putinit
12 Maj, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se ekziston një mundësi që ai të udhëtojë drejt Turqisë për bisedime të mundshme...

Lexo më shumë

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut

Pasion dhe drama! Si ndikon Hëna e plotë në Akrep për shenjat, sipas Meri Shehut
12 Maj, 2025

Hëna e plotë sot ndriçon shenjën e Akrepit, duke sjellë një mori emocionesh të thella dhe pasionesh të zjarrta për...

Lexo më shumë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë

Përfundon numërimi në bashkinë Shijak, PS forcë e parë
12 Maj, 2025

Ka përfunduar numërimi i votave në bashkinë Shijak. Sipas të dhënave të publikuara nga KQZ, u numëruan kutitë nga 54...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com