“Mos kërkoni t’ju shikojnë nga xhepi, mos kërkoni deputetin, krushkun, mikun. Mjafton një klikim dhe do merret vetë ministri dhe administrata për t’ju zgjidhur problemin. Mjafton t’i drejtoheni platformës dhe ajo do e adresojë problemin dhe do i japë zgjidhje”.
Me këtë thirrje në takimin e përjavshëm për “Bashkëqeverisjen”, kryeministri Edi Rama beson se mund të zgjidh problemet e qytetarëve, që nuk iu përgjigjen punonjësit e administratës.
Sipas Ramës nga një anketim Kombëtar i bërë ditët e fundit lidhur me perceptimin e publikut për shërbimet dhe ka një përmirësim.
“Përqindja është e konsiderueshme dhe e shumë më mirë seç ka qenë një vit më parë. Platforma e bashkëqeverisjes ka rolin kryesor, se jo vetëm zgjidh problemet por dhe ushtron presion pozimi në administratë”, theksoi më tej kryeministri./Opinion.al