Parlamenti grek ka votuar gjyqtaren Ekaterini Sakellaropoulou si Presidenten e parë grua në historinë e Greqisë.
63-vjeçarja Sakellaropoulou u zgjodh me 261 vota nga 300 deputetët të Parlamentit grek, me rreth 61 vota më shumë nga ajo çfarë parashikon kushtetuta.
Ajo do të shërbejë 5 vjet duke filluar nga 13 Marsi, kur përfundon mandati i Presidentit aktual Prokopis Pavlopoulos.
Roli i Presidentit në Greqi është kryesisht ceremonial me kompetenca të kufizuara politike. Sakellaropoulou është aktualisht kryetare e Këshillit të Lartë të Shtetit.
Skellaropoulou lindi në Selanik në 1956 dhe u diplomua në Fakultetin Juridik të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës në 1978. Më 1982 ajo u emërua Asistente Gjyqtare në Gjykatën Supreme Administrative (Këshilli i Shtetit).
Në 1988 ajo u emërua si Këshilltare e Asociuar dhe shërbeu në Dhomën e Tretë të Gjykatës. Në vitin 2000 ajo u ngrit në detyrë në Këshillin e Shtetit dhe shërbeu në Dhomën e Pestë dhe në Tetor 2015 ajo u promovua si Zëvendës Presidente dhe u caktua në Dhomën e Tretë. Në Tetor 2018 ajo emërua si Presidente e Gjykatës.
Ajo ka studiuar të drejtën kushtetuese dhe administrative në nivelin pasuniversitar në Universitetin Paris-Sorbonne II.
U zgjodh kryetare e Shoqatës së Këshillit të Gjyqtarëve të Shtetit (1993-1995 dhe 2000-2001), Sekretare e Përgjithshme (1985-1986) dhe Nënkryetare (2006-2008). Ajo shërbeu si anëtare e Komisionit Qendror për Hartimin e Legjislacionit Legjislativ (1993-1995) dhe dha mësim për Ligjin e Mjedisit në Shkollën Kombëtare të Gjyqtarëve (2005-2014). Sakellaropoulou u emërua anëtar i Bordit të Provimeve dhe Bordit të Studimeve të së njëjtës shkollë (2010-2013).
Ajo ishte presidente e Bordit Disiplinor të Ministrisë së Punëve të Jashtme (2013-2015). Që nga marsi 2015 ajo është presidente e shoqatës shkencore “Shoqëria Hellenic e Ligjit për Mjedisin”. /Opinion.al/