Ezio Maria Simonelli është presidenti i ri i Lega Serie A. Eksperti i financave, i lindur në vitin 1958, u zgjodh sot me 14 vota pro, dy presidentët e fundit u zgjodhën me më pak vota, Dal Pino me 12 dhe Casini me 11.
Simonelli, që drejton një studio ligjore dhe tatimore në Milano, ka origjinë nga Marche dhe është diplomuar në Ekonomi në Universitetin e Perugias. Po ashtu, Simonelli është një emër i njohur në futbollin italian.