Ermal Onuzi zgjidhet kreu i ri i Gardës së Republikës.
Pas një procesi të gjatë dhe të detajuar të vlerësimit dhe intervistave, Ermal Onuzi ka dalë si fitues dhe do të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr Gardën e Republikës.
Emërimi i Ermal Onuzit në këtë pozicion erdhi pas dorëheqjes së Gramoz Sakos nga kreu i Gardës së Republikës.
Në garë për kreun e Gardës së Republikës ishin gjashtë konkurrentë. Mes tyre ishte edhe ish-kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi.