Në prokuroritë e rretheve ka mbërritur prej disa ditësh një qarkore e Prokurorisë së Përgjithshme, në të cilën thuhet se mbjellja dhe kultivimi i kanabisit është i shtrirë në të gjithë territorin e vendit.
Në këtë dokument, që disponohet nga Televizioni Klan, sqarohet se kultivuesit shfrytëzojnë tokat publike të cilat administroheshin nga ish-komunat dhe me ndarjen e re territoriale nga baskitë, për të mbjellë drogën.
Plantacionet mbillen kryesisht në kullota dhe pyje të cilat kanë në afërsi burime ujore dhe ndodhen disa kilometra larg qendrave të banuara.
Po gjatë kësaj periudhe, shkruhet në qarkoren e shpërndarë të gjitha prokuroritë në rrethe, është vërejtur një tendencë e re për ta kultivuar kanabisin në ambiente të mbyllura si: tunele të trashëguara nga periudha komuniste, magazine, ndërtesa të vjetra dhe sera.
Për rritjen e bimës në ambiente të tilla janë improvizuar edhe laboratorë duke përdorur energjinë elektrike. Kjo qarkore ka disa ditë që është në tavolinat e drejtuesve të prokurorisë në rrethe të cilëve u është kërkuar të rrisin bashkëpunim me policinë e shtetit për të frenuar këtë fenomen. /TV KLAN