Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet, Salianji: Secili të mbajë përgjegjësi, ka demokratë që kanë punuar edhe kundër

2023/05/18 at 11:13 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet, Salianji: Secili të mbajë përgjegjësi, ka demokratë që kanë punuar edhe kundër

Deputeti demokrat, Ervin Salianji, në një dalje për mediat, në ambientet e jashtme të Kuvendit, foli për një moment reflektimi te thëllë teksa opozita shënoi një disfatë të thellë në zgjedhjet e 14 majit.

Ndërsa tha se Shqipëria nuk realizon dot zgjedhje të lira dhe të ndërshme, Salianji theksoi se çdokush nga PD duhet të mbajë përgjegjësi në zona konkrete. Ai foli gjithashtu edhe për deputetë demokratë që nuk kanë bërë fushatë si dhe për persona që kanë punuar kundër.

“Për opozitën, për PD-në edhe për shoqërinë shqiptare nuk është një moment skemash apo një moment për të përfituar personalisht askush. Është një moment ku përtej një reflektimi të thellë ne duhet ta lexojmë drejt rezultatin. U bënë disa zgjedhje që Edi Rama nuk ndryshon. Padiskutim që vërtetohet ajo që ne themi prej kohësh që është një regjim. Padiskutim që vërtetohet që Shqipëria nuk garanton dot zgjedhje të lira, të ndershme dhe të barabarta siç e kërkon kushtetuta. Duke qenë se herë pas here ne po i kthehemi të njëjtës situatë mendoj që është momenti që të kemi ndryshime reale dhe përgjegjësinë gjithsecili në këto zgjedhje ta mbajë dhe ta shohë personalisht në zonat që mbulonte, në zonat ku ka bërë fushatë dhe akoma më keq ka akoma njerëz që nuk kanë bërë fushatë dhe e kanë dëmtuar opozitën dhe PD”-tha Salianji.

I pyetur se kush e ka dëmtuar PD, Salianji u përgjigj: “Deputetë të PD-së që nuk bëjnë asnjë ditë fushatë. Deputetë që dihen publikisht kush kanë qenë. Ka njerëz që kanë punuar edhe kundër. Në këtë sens duhet që së pari të mbajmë përgjegjësinë dhe të shohim se çfarë kanë bërë vetë. Së dyti ata që kanë pasur përgjegjësi konkrete në zona konkrete të mbajnë po ashtu përgjegjësitë e veta në raport me rezultatin sepse në çdo moment që themi dhe kemi diskutuar dhe e kemi të rikonfirmuar tani që qeveria e Ramës përdor bandat, paratë, institucionet shtetërore, që grupet kriminale u involvuan dhe u përfshinë në mënyrë masive në këto zgjedhje. Përtej të gjitha këtyre elementeve PD duhet të gjejë mekanizmat e duhur për të tejkaluar edhe vetveten dhe për të imponuar në shoqëri një parti që i përket gjithë shoqërisë dhe jo vetëm atyre që militojnë në PD”.

Etiketa: ervin salianjiPDzgjedhjet e 14 Majit

Ju sugjerojmë

Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane
Bota

Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

10 Nëntor, 2025 9:49 pm
Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë
Bota

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë

10 Nëntor, 2025 9:07 pm
Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…
Politikë

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…

10 Nëntor, 2025 8:32 pm
Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy
Bota

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

10 Nëntor, 2025 8:02 pm
Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin
Kronikë

Sherri në Këshillin Bashkiak në Pogradec, arrestohet qytetari që goditi punonjësin

10 Nëntor, 2025 7:59 pm
Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet
Politikë

Kandidati i opozitës pas humbjes në Mat: Nuk u përkula, luftova për dinjitet

10 Nëntor, 2025 7:13 pm
Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin
Kryesore

Berisha: Nuk kam marrë asnjë fletë thirrje nga SPAK për 21 janarin

10 Nëntor, 2025 5:43 pm
SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”
Aktualitet

SPAK thërret Sali Berishën për “21 Janarin”

10 Nëntor, 2025 3:24 pm
VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec
Aktualitet

VIDEO/ Plas grushti në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në Pogradec

10 Nëntor, 2025 3:13 pm
Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre
Kryesore

Mbyllja e Kuvendit pa diskutime, Berisha: Ne nuk bëhemi vegla të tyre

10 Nëntor, 2025 2:25 pm
Para
“Dje nuk kishte gatuar, nuk më linte me gruan…”,flet 58-vjeçari që vrau kunatën me sëpatë

"Dje nuk kishte gatuar, nuk më linte me gruan…”,flet 58-vjeçari që vrau kunatën me sëpatë

Grabiti paratë e postës private, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Grabiti paratë e postës private, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë

Takoi Bashën? Balla: Kam qëlluar në një ashensor edhe me Sali Berishën

Takoi Bashën? Balla: Kam qëlluar në një ashensor edhe me Sali Berishën

TE FUNDIT

Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane

Truri pas fitores së Mamdanit, gruaja që përmbysi çdo rregull të politikës amerikane
10 Nëntor, 2025

Kur Zohran Mamdani tronditi politikën e New York-ut duke mposhtur ish-guvernatorin Andrew Cuomo në primaret demokratike dhe më pas duke fituar zgjedhjet për...

Lexo më shumë

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë

Covid-19 përhapet në të gjithë Finlandën, regjistrohen 200 raste në javë
10 Nëntor, 2025

Finlanda ka përjetuar rritje të rasteve të Covid- 19 kohët e fundit, me 200 raste të konfirmuara në javë, raportoi...

Lexo më shumë

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…

Humbi thellë përballë kandidates së PS, Dionis Sota: Ky është vetëm fillimi…
10 Nëntor, 2025

Kandidati i pavarur për Bashkinë e Vlorës, i mbështetur nga Partia Demokratike, Dionis Sota, ka reaguar pas humbjes së thellë...

Lexo më shumë

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy

Vetëm 20 ditë në burg, lirohet ish-Presidenti francez Nicolas Sarkozy
10 Nëntor, 2025

Gjykata e Apelit e Parisit urdhëroi lirimin e Nicolas Sarkozy të hënën pasdite, pas përfundimit të seancës dëgjimore të ish-presidentit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com