Pak më parë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaroi se pjesëmarrja e votuesve për zgjedhjet lokale në të gjithë Shqipërinë ishte 21.6% ose 771 mijë e 863 qytetarë kanë ushtruar sot të drejtën e votës.
Ndërkohë, pas publikimit të shifrave të KQZ-së, ka reaguar Partia Demokratike përmes Sekretarit të Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi.
Ai deklaroi se sot kanë votuar në total 534,528 persona ose 15.2% e votuesve në të gjithë vendin.
Kjo shifër është rreth 6% më i ulët se shifrat e publikuara më herët nga KQZ-së.
Shifrat e publikuara nga PD:
/Opinion.al E.Xh.