Kryeministri Edi Rama në kuadër të takimeve për “Bashkia që duam”, ndodhej ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Rama është shprehur se çdo person që do të tentoj të pengoj zgjedhjet lokale do të shkojë në burg.
Kryeministri theksoi se pavarësisht Bashës e Kryemadhit zgjedhjet do mbahen në 30 qershor dhe populli do vendosë me votë.
“Po ua them kush guxon të pengojë njerëzit të votojnë, do shkojë në kokërr të burgut. Nuk ka shans të marrin peng procesin me shantazhe e kërcënime. “, tha kreu i qeverisë./ Opinion.al E.Xh.