Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet që po “shkundin” Europën

2016/09/07 at 10:09 PM
në Aktualitet, Bota, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet që po “shkundin” Europën

Forcat populiste që po vërshojnë nëpër të gjithë Europën tronditën Gjermaninë fundjavën e kaluar, teksa një humbje e paprecedentë për konservatorët e Angela Merkelit, tregoi që edhe shtylla e stabilitetit e kontinentit, nuk është imune ndaj “revoltës”.

Për herë të parë në historinë e pasluftës, kristiandemokratët e Merkelit përfunduan prapa një sfidueseje populiste – një parti anti imigrantëve, vetëm 3-vjeçare. “Alternativa për Gjermaninë” e mundi partinë e saj në zgjedhjet që me gjasë do të shënojnë fillimin e një stine plot trazira në pjesën tjetër të Europës. Aleatët e Merkelit në kryeqytetin gjerman shprehën tronditjen e tyre për rezultatin, ndërkohë që vetë kancelarja këmbënguli gjatë një udhëtimi në Kinë se politika e saj e migrimit – një objekt pakënaqësie në Gjermani dhe në Europë – mbetet në rrugën e duhur.

Rezultati i votimit po gjen jehonë edhe nëpër Europë, duke nxjerrë në pah faktin se kundër-reagimi populist i këtij viti, ndaj imigrimit dhe integrimit europian pritet të përhapë më shumë trazira.

Një javë nga e diela, zgjedhjet në Berlin ka gjasë t’i japin një tjetër goditje Merkelit. Dy javë më vonë, raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale në Austri mund të kurorëzojë të parin populist të djathtë në krye të një shteti të Europës Perëndimore, që nga fundi i Luftës së Dytë.

Më vonë këtë vjeshtë, Italia përballet me një referendum kushtetues që shihet si një votëbesim për qeverinë proeuropiane të Kryeministrit Matteo Renzi. Dhe në dhjetor, Spanja mund të zhvillojë zgjedhjet e treta parlamentare brenda një viti, një pasojë e fragmentimit politik dhe ndjenjave kundër politikës që kanë kapluar pjesën më të madhe të Europës.

Çdo sukses i populistëve në një vend europian, duket se u jep forcë populistëve në vendin tjetër, duke ngritur kështu skenën për një tjetër vit ku stekat janë shumë lartë, sidomos pas votimit për Brexit. Sondazhet tregojnë se udhëheqësja nacionaliste Marine Le Pen mund të arrijë deri në raundin e dytë, kur francezët të votojnë për presidentin në pranverën e vitit të ardhshëm. Në vjeshtë, Gjermania mban zgjedhjet e përgjithshme, që do të jenë një provë për demokracinë më të qëndrueshme të kontinentit.

“Ajo që dukej e pamundur dje, sot është bërë e mundur”, shkruajti në Tuiter Marine Le Pen. “Patriotët e Alternativës për Gjermaninë kanë ‘shembur’ partinë e Merkelit. Përgëzimet e mia…!”/bota.al

Etiketa: europenshkundinzgjedhjet

Ju sugjerojmë

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
Kronikë

Policia bën bilancin e muajit gusht: 90 operacione, 664 persona të arrestuar

7 Shtator, 2025 2:21 pm
Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
Rajoni

Kurti për Gjykatën Kushtetuese: Po funksionon si hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes

7 Shtator, 2025 2:16 pm
Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë
Kronikë

Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë

7 Shtator, 2025 1:41 pm
Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër
Aktualitet

Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër

7 Shtator, 2025 1:12 pm
Si u detyrua Britania të lirojë “planifikuesin” e sulmit të 11 Shtatorit
Bota

Si u detyrua Britania të lirojë “planifikuesin” e sulmit të 11 Shtatorit

7 Shtator, 2025 1:03 pm
Një nga vendet më të shenjta në botë po shndërrohet në një resort luksoz
Bota

Një nga vendet më të shenjta në botë po shndërrohet në një resort luksoz

7 Shtator, 2025 12:27 pm
Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë
Rajoni

Këshilli i LVV/ Albin Kurti konfirmohet si kandidat për kryeministër në Kosovë

7 Shtator, 2025 12:02 pm
Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro
Rajoni

Rritja e çmimeve në Greqi, Mitsotakis gati paketën e masave me vlerë 1.6 mld euro

7 Shtator, 2025 11:51 am
Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan
Bota

Pelegrinazh historik për katolikët LGBTQ+ në Vatikan

7 Shtator, 2025 11:28 am
Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe
Kronikë

Zbulohen mbi 12 mijë bimë kanabisi, 14 persona të arrestuar në Malësinë e Madhe

7 Shtator, 2025 11:20 am
Para
Trump premton më tepër shpenzime ushtarake

Trump premton më tepër shpenzime ushtarake

Itali/ Pranga 21 vjeçarit shqiptar, shtriu përtokë studenten për t’i grabitur unazën

Video/Shpërndanin kokainë, pranga 5 shqiptarëve

Ja sa do të kushtojë iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus

Ja sa do të kushtojë iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus

TE FUNDIT

Policia bën bilancin e muajit gusht: 90 operacione, 664 persona të arrestuar

Përplasi për vdekje me makinë 59-vjeçarin dhe u largua/ Shpallet në kërkim shoferi
7 Shtator, 2025

Policia e Shtetit ka bërë bilancin e punës gjatë muajit gusht, ku përfshihen situata e krijuar nga zjarret dhe lufta...

Lexo më shumë

Kurti për Gjykatën Kushtetuese: Po funksionon si hije e opozitës ndaj Vetëvendosjes

Kurti uron shqiptarët për Kurban Bajramin: Festë e shenjtë për mirësi e solidaritet
7 Shtator, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka sulmuar Gjykatën Kushtetuese, për të cilën tha se po funksionion si hije politike e...

Lexo më shumë

Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë

Shkodër/ 35-vjeçarit i digjen dy makina luksoze në oborrin e shtëpisë
7 Shtator, 2025

Dy makina janë djegur në orët e para të mëngjesit në oborrin e një banese në zonën e Shkodrës. Ngjarja...

Lexo më shumë

Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër

Rama: Ka nisur të marrë formë Muzeu i Lundrimit në Shkodër
7 Shtator, 2025

Vijojnë me ritme të shpejta punimet në kantierin në afërsi të lumit Buna. Kryeministri Edi Rama ndau sot pamjet nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com