Kostaq Hila, kandidat për rektor në Universitetin e Gjirokastrës ka akuzuar kryetarin e qeverisë studentore se po manipulon procesin zgjedhor.
Ai shprehet se persona që nuk asnjë lidhje me universitetin si dhe kryetari i qeverisë studentore po ushtrojnë presion mbi studentët gjatë votimeve.
“Turp! Sot qe ne tempullin e dijes, Universitetin e Gjirokastres, po zhvillohen zgjedhjet per organet dhe autoritet drejtuese, ne ambientet jashte universitetit po ndodhin akte te shemtuara….Persona qe nuk asnje lidhje me universitetin si dhe kryetari i qeverise studentore (i cili ka kohe qe kryen veprimtari te tille) kane kercenuar hapur trupat zgjedhore, kryesisht studentet te cileve u kerkohet deformimi i vullnetit zgjedhor”, shkruan Hila.