Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në SHBA, me rëndësi kritike në sytë e izraelitëve

2024/07/22 at 9:07 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet në SHBA, me rëndësi kritike në sytë e izraelitëve

Izraelitët po e ndjekin me vëmendje fushatën për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës në Jeruzalem, Linda Gradstein, ata i konsiderojnë rezultatet e tyre me rëndësi kritike lidhur me përpjekjet për arritjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, si dhe për planet për të krijuar një qeveri të re në Gazë.

Izraelitët po e ndjekin me vëmendje fushatën e zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, rezultati i të cilave pritet të ketë një ndikim të rëndësishëm në përpjekjet për arritjen e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve, si edhe në planet për të krijuar një qeveri të re në Gazë.

Disa anketa në Izrael tregojnë se opinioni publik në Izrael ka ndryshuar, sidomos gjatë vitit të fundit.

“Sulmi i 7 tetorit i zhvendosi izraelitët më shumë djathtas. Ata shohin në politikën amerikane apo kudo tjetër, ndasitë tek e majta dhe e djathta. Dhe ata në përgjithësi po anojnë nga krahu me të cilin identifikohen më shumë dhe në këtë rast ai krah është ai i (ish-presidentit) Donald Trump,” deklaroi profesori i historisë amerikane Eli Cook pranë Universitetit të Haifës.

Mbi 20,000 qytetarë me shtetësi izraelite dhe amerikane jetojnë në Izrael dhe shumë prej tyre planifikojnë të votojnë në zgjedhjet amerikane.

Për një kohë të gjatë shteti hebraik ka gëzuar një marrëdhënie të veçantë me Uashingtonin dhe që nga fillimi i luftës kundër Hamasit në tetor të vitit të kaluar, Shtetet e Bashkuara miratuan ligje përmes të cilave Izraelit i janë dërguar ndihma ushtarake në vlerë prej 12.5 miliardë dollarësh.

Sipas analistit të institutit “Shalom Hartman” dhe të gazetës “Jerusalem Post”, Amotz Asa-El, shumë izraelitë i mbajnë mend qëndrimet e prera të ish Presidentit Trump në mbështetje të Izraelit gjatë mandatit të tij të parë.

“Njerëzit thonë: ‘Ai e zhvendosi ambasadën amerikanë në Jerusalem, ai njohu sovranitetin e Izraelit mbi Golanin, përkrahu Izraelin në kohët më të vështira, në veçanti përsa i përket tensioneve me Iranin. Pra ekziston një ndjenjë mirënjohjeje”, tha ai.

Analistët thanë se shumë izraelitë janë mirënjohës edhe për përkrahjen që Presidenti Biden ka treguar që prej sulmit të Hamasit në Izrael më 7 tetor megjithë kundërshtimet e disa pjesëtarëve të partisë së tij.

Presidenti Biden vizitoi Izraelin vetëm disa ditë pas sulmit të 7 tetorit, miratoi ndihma dhe luajti rol thelbësor në mbrojtjen e Izraelit kundër qindra raketave iraniane që u lëshuan ndaj Izraelit në prill, duke u siguruar që sulmi të mos shndërrohej në një luftë rajonale.

Por vendimi i administratës së zotit Biden për të mos i dërguar Izraelit një pjesë të dërgesave të armatimit amerikan, për shkak të shqetësimeve se përdorimi i tyre në Gazën e stërpopulluar do të shkaktonte shumë vdekje civilësh, ndezi tensione me qeverinë e kryeministrit Netanyahu dhe ndikoi që ta kthejë kundër tij opinionin publik izraelit.

“Joe Biden i ka dhënë Izraelit liri të madhe veprimi – jemi në luftë për më shumë se nëntë muaj dhe në asnjë pikë ai nuk ka kërkuar armëpushim të menjëhershëm. Ai e frenoi dërgimin e disa bombave 900 kilogramëshe për të cilat mendoi se do të përdoreshin në zonat urbane e që nuk dëshironte t’i lejojë. Por në përgjithësi ai e mbajti rrjedhën e armëve të vazhdueshme,” thotë analisti Daniel Gordis nga Instituti Shalem në Jeruzalem.

Ndërkohë që anketat sugjerojnë që izraelitët duan që zoti Trump të fitojë zgjedhjet amerikane, disa analistë izraelitë e shohin fitoren e zotit Trump si një arsye për t’u shqetësuar.

“Nuk jam aspak i bindur që qëndrimi i përgjithshëm pro-izraelit i Trumpit dhe deklarimet e tij thonë shumë për të ardhmen. Ai mund të ndryshojë shpejt qëndrim”, deklaroi zoti Asa-El.

Kryeministri Netanyahu do ta vizitojë Uashingtonin këtë javë. Ai planifikon të mbajë një fjalim në një seancë të përbashkët në Kongresin amerikan me ftesë të republikanëve. Disa e konsiderojnë si veprim partiak të zotit Netanyahu, diçka të ngjashme me fjalimet që ai kishte mbajtur në Kongres në vitin 2011 dhe 2015, megjithë kundërshtimin e presidentit të atëhershëm Barack Obama dhe zotit Biden që në atë kohë ishte nënpresident./ VOA

Ju sugjerojmë

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
Sport

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

17 Dhjetor, 2025 9:46 pm
SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
Bota

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

17 Dhjetor, 2025 8:46 pm
Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
Kryesore

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

17 Dhjetor, 2025 8:42 pm
“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
Kryesore

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

17 Dhjetor, 2025 7:07 pm
Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës
Kryesore

Këshilli Kombëtar, Berisha: Ky takim u vonua për shkak të mbrojtjes së votës

17 Dhjetor, 2025 6:48 pm
Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet
Kryesore

Këshilli Kombëtar, mungon Salianji: S’desha të shmangin vëmendjen nga skandalet

17 Dhjetor, 2025 6:39 pm
Avokatja e Popullit shkon tek Erion Veliaj në burg, viziton edhe Lefter Kokën
Aktualitet

SPAK nuk i jep leje Veliajt të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit Bashkiak

17 Dhjetor, 2025 3:51 pm
Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale
Bota

Masakra në Australi, autori akuzohet për 59 vepra penale

17 Dhjetor, 2025 3:41 pm
Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti
Bota

Skandali “Qatargate”/ PE i heq imunitetin eurodeputetes italiane, Alessandra Moretti

17 Dhjetor, 2025 2:46 pm
Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit
Kryesore

Berisha paralajmëron përjashtimin e Salianjit nga PD pas takimit të Elbasanit

17 Dhjetor, 2025 1:51 pm
Para
“Karagjozllëqe, histori banale”, Meta zbulon arsyen pse u thirr në SPAK

Meta për Halit Valterin: Një qen bir qeni, mori përgjigjen e merituar nga Tedi Blushi

Momenti kur Tedi Blushi përplaset fizikisht me Halit Valterin

Momenti kur Tedi Blushi përplaset fizikisht me Halit Valterin

Kush do ta zëvendësojë presidentin Biden?

Kush do ta zëvendësojë presidentin Biden?

TE FUNDIT

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro

Mohammed Bin Salman synon blerjen e Barcelonës për 10 miliardë euro
17 Dhjetor, 2025

Princi i Kurorës së Arabisë Saudite, Mohammed Bin Salman, po përgatitet të bëjë një ofertë të jashtëzakonshme prej 10 miliardë...

Lexo më shumë

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes

SHBA: Gati paketë të re sanksionesh, nëse Rusia refuzon marrëveshjen e paqes
17 Dhjetor, 2025

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po përgatisin një paketë tjetër sanksionesh që synojnë sektorin energjetik rus me qëllim rritjen e...

Lexo më shumë

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar

Berisha pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar të PD: Salianji është vetëpërjashtuar
17 Dhjetor, 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur para gazetarëve në selinë blu, pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit Kombëtar, dhe...

Lexo më shumë

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD

“Fokusi vetëm te protesta”, detaje nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD
17 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje janë zbardhur nga mbledhja me dyer të mbyllura e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike. Mësohet se Berisha...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com