Një qytetare është kapur duke fotografuar votën në një Qendër Votimi në Rrogozhinë, ku po votohet për zgjedhjen e kryebashkiakut të ri.
Pasi gruaja është evidentuar nga komisionerët, anëtarët kanë mbajtur procesverbal për rastin, teksa u ndalua dhe procesi i votimit.
Ndërsa KQZ-ja në të dhënat e saj thotë se pjesëmarrja e votuesve në Rrogozhinë është e lartë.
Në dy orët e para numri i pjesëmarrësve ka shkuar mbi 5%, shifër kjo shumë herë më e lartë krahasuar me procesin e 14 majit.
Kujtojmë se Kolegji Zgjedhor vendosi ripërsëritjen e zgjedhjeve, të cilat u mbajnë më 14 maj por u kundërshtuan nga koalicioni Bashkë Fitojmë./Opinion.al