Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet në PE/ Konservatorët fitojnë, të djathtët shtojnë votat

2024/06/10 at 9:16 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Zgjedhjet në PE/ Konservatorët fitojnë, të djathtët shtojnë votat

Ishte surpriza e mbrëmjes pas votimeve për Parlamentin Europian: Pas fitores së qartë të partisë së ekstremit të djathtë në Francë, Rassemblement National (RN), presidenti Macron shpërbëu Asamblenë Kombëtare dhe shpalli zgjedhje të parakohshme për 30 qershorin. RN fitoi në zgjedhjet europiane më shumë se 31 % të votave, kurse kampi qeveritar i Macron (Rilindja) më pak se 15%. Krahasuar me zgjedhjet europiane 2019, partia e Le Pen i shtoi me rreth 10% votat.

Nga e enjtja votuesit europianë në 27 vende të BE dhanë votën e tyre. Partitë populiste të djathta shënuan në shumë vende rritje të ndjeshme të elektoratit. Në Itali fitoi kryeministrja Meloni, me partinë Fratteli d’Italia më shumë se 29%. Edhe në Austri partia populiste e Lirë, FPÖ doli fituese me 26%. Kurse në Gjermani, partia Alternativa për Gjermaninë, AfD me 15,9% doli forca e dytë politike pas partive të Unionit CDU/CSU me 30%. Në vend të klimës, fushatën për zgjedhjet europiane e përcaktoi migracioni, politika ekonomike dhe siguria.

Sukses për Marine Le Pen

Presidenti francez, Macron iu drejtua popullit nga Pallati Elysée të dielën në mbrëmje. “Nuk mund të bëj, sikur nuk ka ndodhur asgjë”, tha Macron, që fuqizimin e nacionalistëve e vlerësoi si një rrezik për Francën dhe Europën. “E kam dëgjuar mesazhin tuaj dhe shqetësimet tuaja dhe nuk do t’i lë ato pa përgjigje”, iu drejtua ai votuesve.

Politologja, Gabriele Abels në Universitetin Tyvingen shprehet, se “është veçanërisht dramatike që partia e presidentit merr gati gjysmën e votave krahasuar me RN”. Sipas studiueses, strategjia e Le Pen që t’i japë partisë së saj, RN ngjyresë të moderuar dhe t’i heq imazhin e partisë demon, doli me sukses. Kandidati kryesor i RN për zgjedhjet europiane, 28 vjeçari, Jordan Bardella arriti të mobilizojë votuesit e rinj. Edhe Henrik Suder nga Qendra për Studimet e Integrimit Europian e Universitetit të Bonnit shprehet, se zgjedhjet treguan, se RN ka “një bazë të fortë elektorati”, dhe nuk votohet thjesht për protestë.

Partitë qeverisëse në Gjermani ndëshkohen me votë

Pas zgjedhjeve europiane në Gjermani kryesoi opozita e CDU/CSU me 30%, me një rritje të lehtë elektorati krahasuar me zgjedhjet e mëparshme europiane. Kurse partia populiste dhe pjesërisht ekstremiste e djathtë,AfD zuri vendin e dytë me 15,9%, megjithëse politikanët e saj, kandidatë për zgjedhjet europiane ishin të përfshirë në disa skandale dhe grupi parlamentar ID i përjashtoi të gjithë deputetët e AfD-së. Krahasuar me 2019-n, kjo parti fitoi më shumë vota, rreth 5%.

Rezultat të dobta arriti Partia Socialdemokrate, SPD. Vetëm 13,9 e votuesve ia dhanë votën partisë së kancelarit Scholz. Por humbjet më të mëdha i pësuan Të Gjelbrit. Kjo parti ra nga 20 në rreth 11,9%. Kurse partia e tretë qeverisëse, liberalët e FDP me 5,2% gati e ruajtën rezultatin krahasuar me vitin 2019.

Si do të konfigurohet Parlamenti i ri Europian?

Në të gjithë Europën duket se është shënuar një fitore e qartë e aleancës së Partive Popullore Europiane me kandidaten gjermane, Ursula von der Leyen. 65 vjeçarja mund të shpresojë për një mandat të dytë si presidente e Komisionit Europian. Por një vështrim në vendet e parlamentit të ri bën të qartë shtimin e votave për partitë nacionaliste të aleancës ID dhe konservatorët e djathtë. Grupi i socialdemokratëve krijon grupimin e dytë më të madh pas PPE. Të Gjelbrit kanë pësuar humbje të ndjeshme në Europë. Studiuesja Gabriele Abels analizon rezultatin. “Përshtypja e parë është se doli aq keq sa u parashikua, nëse merr si tregues, që të paktën në Gjermani, por edhe në disa vende të tjera ka një rritje të konsiderueshme të forcave euroskeptike dhe populiste të djathta.”

Henrik Suder bën fjalë për polarizimin e shoqërisë, për njerëzit që “globalizimin e perceptojnë si diçka të mirë” dhe që përfitojnë prej tij, por edhe për njerëz që nuk përfitojnë asgjë. “Nëse diskursi politik zhvendoset në atë mënyrë që shkon drejt partive radikale të djathta dhe konservatore, kjo nuk i ndihmon demokratët”, thotë Suder në bisedë me DW. Në rastin e Austrisë, duket se votuesit partinë FPÖ po e konsiderojnë gjithnjë e më shumë si një parti normale. “Nga ana shoqërore ka ndodhur një thyerje barrierash. Njerëzit nuk kanë më turp, pse votojnë për parti që kanë pozicione radikale të djathta dhe armiqësore ndaj të huajve”, thekson Suder.

Çështja, se si do të veprohet me partitë e ekstremit të djathtë përmban potencial konflikti. Drejtuesja e KE, që kërkon një mandat të ri, Ursula von der Leyen nuk e ka përjashtuar një bashkëpunim të pjesshëm me grupin radikal të djathtë, duke marrë kritika të forta nga Të Gjelbrit, Socialdemokratët, E Majta dhe liberalët.

Pjesëmarrja zgjedhore në votimet për parlamentin e ri këtë vit ishte 51%, pak a shumë si në zgjedhjet e vitit 2019. Në Gjermani për herë të parë mundën të votonin edhe 16-vjeçarët. Parlamenti Europian që deri tani ka pasur 705 deputetë, pas këtyre zgjedhjeve do të rritet në 720 vende./DW

Ju sugjerojmë

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
InstaBIZ

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

14 Maj, 2025 12:37 pm
Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Aktualitet

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

14 Maj, 2025 12:35 pm
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Rajoni

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

14 Maj, 2025 12:19 pm
Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
Aktualitet

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

14 Maj, 2025 12:15 pm
Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!
Aktualitet

Antonio Costa uron kryeministrin Rama për fitoren: Rezultate mbresëlënëse zgjedhore!

14 Maj, 2025 12:01 pm
Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim
Aktualitet

Mashtrim në Call Center/ Pranga për 6 punonjës, 1 organizatorët. Të tjerë në kërkim

14 Maj, 2025 11:58 am
KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani
Aktualitet

KZAZ 40 vijon me numërimin e votave preferenciale, ja trendi deri tani

14 Maj, 2025 11:52 am
Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari
Aktualitet

Tentoi të fuste karburant kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 54-vjeçari

14 Maj, 2025 11:37 am
Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE
Aktualitet

Von der Leyen uron Ramën: Nën udhëheqjen tuaj, Shqipëria ka bërë përparim drejt BE

14 Maj, 2025 11:33 am
Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!
Kryesore

Kreu i PD, Berisha publikon posterin e fushatës: Mbrojmë votën e shqiptarëve!

14 Maj, 2025 11:31 am
Para
Përgatitjet për Italinë, Kombëtarja me dy seanca stërvitore për ditën e sotme

Përgatitjet për Italinë, Kombëtarja me dy seanca stërvitore për ditën e sotme

Rama viziton Kosovën për 25-vjetorin e çlirimit/ Nis takimi kokë më kokë me Presidenten Osmani

Rama viziton Kosovën për 25-vjetorin e çlirimit/ Nis takimi kokë më kokë me Presidenten Osmani

Matura 2024, zhvillohet sot testimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Matura 2024, zhvillohet sot testimi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

TE FUNDIT

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!

“Marko from Tropoja” takon Blendi Fevziun!
14 Maj, 2025

Arben Bajraktaraj ka një karrierë prej mbi 30 vitesh në aktrim, por për publikun shqiptar dhe mbarë botën do të...

Lexo më shumë

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
14 Maj, 2025

I hoqi lirinë për disa orë një 29-vjeçareje dhe e kanosi atë, për motive të dobëta, vihet në pranga i...

Lexo më shumë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
14 Maj, 2025

Mali i Zi dhe Ukraina kanë harmonizuar tekstin e një marrëveshjeje për bashkëpunim dhjetëvjeçar në fushën e sigurisë, e cila...

Lexo më shumë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë

Motoja e samitit “Europa në një botë të re”/Rama dhe Costa, letër liderëve evropianë
14 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa dhe kryeministri shqiptar Edi Rama ju kanë drejtuar një ftesë të përbashkët lidereve nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com