Vazhdon numërimi i votave në Maqedoni. Në rezultatet e fundit që sjellë KSHZ-ja nga numërimi i mbi 352 mijë votave, VMRO-DMPN-ja e Nikola Gruveskit vazhdon të kryesojë me mbi 145 mijë vota, kurse LSDM-ja e Zoran Zaevit është e dyta me 128 mijë e 239 vota.
BDI-ja e Ali Ahmetit është partia e tretë me 23 mijë e 470 mijë vota, kurse BESA e katërta me 13 mijë e 763 vota, shkruan lajmi.net.
Më pas renditet Aleanca për Shqiptarët e Zijadin Selës me 9 mijë e 161 vota dhe PDSH-ja e Menduh Thaçit me 7 mijë e 909 vota.
Të kujtojmë se deri para këtyre zgjedhjeve, PDSH-ja ishte partia e dytë te shqiptarët e Maqedonisë.