PD dhe PAA akuzojnë PS se ka blerë votat në Kolonjë. Në videon më poshtë përflitet emri i zv.kryeministrit Niko Peleshi që ka premtuar 25 euro për një votë. Në video shfaqet një grua, e cila thotë se “i kanë ofruar 25 euro që të votojë për kandidatin e majtë”. Një komisioner i së djathtës e pyet atë vazhdimisht, duke i përmendur emrin e Peleshit, dhe gruaja e konfirmon….
Por, pas kësaj videoje ka reaguar fituesi i zgjedhjeve Ilia Stefo i cili thotë se është qesharake, pasi komisioneri i PD-së vetë pyet, vetë përgjigjet. “Keqardhje për justifikimet donkishoteske të humbjes së merituar”, shprehet ai në facebook.
Në të njëjtën linje është edhe Peleshi i cili thotë se “kjo video është qesharake”. /Opinion.al
http://www.dailymotion.com/video/x52rp10_denoncimi_news#tab_embed