Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet lokale në Serbi/ Përfundon votimi në Beograd dhe në 88 qytete e komuna, raportohet për parregullsi 

2024/06/02 at 9:58 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet lokale në Serbi/ Përfundon votimi në Beograd dhe në 88 qytete e komuna, raportohet për parregullsi 

Serbia mbajti zgjedhje lokale në Beograd dhe në 88 qytete dhe komuna të tjera më 2 qershor, ku u raportua për parregullsi në pjesë të ndryshme, por kryesisht kushte të qeta votimi. 

Zgjedhjet lokale u mbajtën edhe në Luginën e Preshevës, ku partitë shqiptare garuan me gjashtë lista zgjedhore, ndërsa në Bujanoc me katër. 

Autoritetet serbe nuk raportuan për incidente serioze gjatë ditës, edhe pse liderët e opozitës u ankuan se partia në pushtet, Partia Progresive Serbe (SNS) vendosi “qendra të thirrjeve” për të ndikuar në votim. 

Anëtarët e opozitës thonë se qendrat e thirrjeve u përdorën nga SNS-ja për t’i blerë votuesit dhe se ato përmbajnë lista alternative. 

Ana Bërnabiq, ish-kryeministre nga SNS-ja dhe tani kryetare e Kuvendit, i mohoi akuzat. 

“Ne e kemi një qendër të thirrjeve. Ne kemi anëtarë, të cilët, në ditën e zgjedhjeve, i ftojnë anëtarët dhe simpatizantët e tjerë, anëtarët e familjeve, fqinjët dhe miqtë për të dalë për të votuar”, shkroi ajo në rrjetet sociale. 

Policia në Novi Sad tha se disa oficerë policorë u sulmuan, edhe pse shtoi se “nuk ka pasur incidente serioze”. 

Qendrat e votimit u hapën në orën 7:00 dhe u mbyllën në orën 20:00. 

Përsëritja e zgjedhjeve në Beograd u mbajt njëkohësisht me zgjedhjet lokale në qytetet dhe komunat e tjera, pas kërkesës së opozitës, edhe pse një pjesë e saj tha se do t’i bojkotonte zgjedhjet lokale. 

Asnjë palë nuk arriti ta formojë shumicën për Asamblenë e Qytetit në Beograd pas zgjedhjeve që u mbajtën në dhjetor, të cilat u kritikuan ashpër nga vëzhguesit ndërkombëtarë, sipas të cilëve kishte “parregullsi” në zgjedhjet lokale dhe nacionale. 

Ato shqetësime u bënë jehonë akuzave nga opozita se partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiq, SNS, dhe aleatët e saj, kishin transportuan me autobusë votues posaçërisht në Beograd nga vende të tjera. 

Një ndryshim në ligjin për zgjedhje në Serbi mundësoi që rivotimi në Beograd të mbahej njëkohësisht me zgjedhjet lokale në Novi Sad, Nish dhe në qytetet e komunat e tjera të vendit. 

Megjithatë, disa grupe opozitare paralajmëruan bojkotimin e votimit prapëseprapë, për shkak se, sipas tyre, nuk ishin përmirësuar kushtet. 

Një grup punues i përbërë nga përfaqësues të pushtetit dhe opozitës u formua në fund të prillit për t’i adresuar disa prej rekomandimeve të Zyrës së OSBE-së për Institucionet Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR), për përmirësimin e procesit të votimit. 

Vëzhguesit e ODIHR i vëzhguan zgjedhjet lokale të 2 qershorit në Serbi. 

Në Beograd, qytetarët votuan për t’i zgjedhur 110 anëtarë të Asamblesë së Qytetit për një mandat katërvjeçar, të cilët më pas votojë për emërimin e kryetarit. 

Opozita e Bashkuara proevropiane bëri fushatë të madhe para zgjedhjeve në Beograd në dhjetor, me mesazhin marrja e kryeqytetit do të ishte hapi i parë drejt rrëzimit të Vuçiqit dhe aleatëve të tij, të cilët janë në pushtet prej vitit 2012. 

Vuçiqi ka lidhur marrëdhënie diplomatike dhe tregtare me Rusinë dhe Kinën, si dhe i ka shpërfillur thirrjet e Bashkimit Evropian për të vendosur sanksione kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska më 2022./REL 

Ju sugjerojmë

Trump: Putin admiron gruan time / Detaje nga telefonata me kreun e Kremlinit
Bota

Trump: Putin admiron gruan time / Detaje nga telefonata me kreun e Kremlinit

20 Maj, 2025 2:15 pm
Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!
Aktualitet

Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!

20 Maj, 2025 1:58 pm
Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv
Sport

Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv

20 Maj, 2025 1:48 pm
Fjalët e Ballës “në veshin” e dy kandidatëve të PS, tërhiqen nga kërkesa në KQZ
Aktualitet

Fjalët e Ballës “në veshin” e dy kandidatëve të PS, tërhiqen nga kërkesa në KQZ

20 Maj, 2025 1:34 pm
“Rama firmosi 100 euro një votë”/Berisha: PS, zyra ilegale pranë qendrave të votimit
Aktualitet

Berisha paralajmëron Ramën: PD disponon qindra e mijëra dokumente, s’ka shans…

20 Maj, 2025 1:28 pm
A do vijojë kontrata 6 milionë dollarëshe e lobimit? Ja si përgjigjet Berisha
Aktualitet

A do vijojë kontrata 6 milionë dollarëshe e lobimit? Ja si përgjigjet Berisha

20 Maj, 2025 1:26 pm
Danimarka pro integrimit / Hasani: 2 grupkapituj hapen në Presidencën daneze të BE
Aktualitet

Danimarka pro integrimit / Hasani: 2 grupkapituj hapen në Presidencën daneze të BE

20 Maj, 2025 1:17 pm
Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit të votave të diasporës në të gjitha qarqet

20 Maj, 2025 1:02 pm
“Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe!”/ Berisha: Garuam me një parti-shtet që…
Aktualitet

“Më 11 maj ndodhi një gjëmë e madhe!”/ Berisha: Garuam me një parti-shtet që…

20 Maj, 2025 12:53 pm
Kërkesat për rinumërim të votave/Balla-kandidatëve: Duroni, transparencën e bën KQZ!
Aktualitet

Kërkesat për rinumërim të votave/Balla-kandidatëve: Duroni, transparencën e bën KQZ!

20 Maj, 2025 12:42 pm
Para
Ka pritur bosë të mafies në zyrën e tij? Ja si i përgjigjet Rama gazetarit italian 

Ka pritur bosë të mafies në zyrën e tij? Ja si i përgjigjet Rama gazetarit italian 

Ëngjëll Agaçi, hija e pushtetit? Rama për RAI3: E sillni bisedën në nivel të ulët, duke përmendur emra 

Ëngjëll Agaçi, hija e pushtetit? Rama për RAI3: E sillni bisedën në nivel të ulët, duke përmendur emra 

“Kush ju katandisi ashtu?” Rama i tregon gazetarit italian foton kur u dhunua nga SHIK: Ma bëri burimi yt prestigjioz 

“Kush ju katandisi ashtu?” Rama i tregon gazetarit italian foton kur u dhunua nga SHIK: Ma bëri burimi yt prestigjioz 

TE FUNDIT

Trump: Putin admiron gruan time / Detaje nga telefonata me kreun e Kremlinit

Trump: Putin admiron gruan time / Detaje nga telefonata me kreun e Kremlinit
20 Maj, 2025

Gjatë këtyre ditëve, kureshtja është rritur së tepërmi rreth bisedimeve të Presidentit të SHBA dhe homologut të tij rus, Putin....

Lexo më shumë

Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!

Humbi mandatin/Gjylameti: Mirënjohëse! Ne nuk bëjmë beteja për jetët tona!
20 Maj, 2025

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 11 majit, Blerina Gjylameti ka reaguar me një mesazh falënderues pasi nuk arriti të siguronte...

Lexo më shumë

Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv

Milani zgjedh Igli Taren si drejtor sportiv
20 Maj, 2025

Më në fund Milani bëri zgjedhjen e tij. Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Igli Tare do të jetë...

Lexo më shumë

Fjalët e Ballës “në veshin” e dy kandidatëve të PS, tërhiqen nga kërkesa në KQZ

Fjalët e Ballës “në veshin” e dy kandidatëve të PS, tërhiqen nga kërkesa në KQZ
20 Maj, 2025

Dy kandidatë për deputetë të Partisë Socialiste janë tërhequr nga kërkesat për të parë pamjet filmike të numërimit. Bëhet fjalë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com