Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

2025/10/19 at 7:50 PM
në Kryesore, Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut: 39% e qytetarëve votuan deri në orën 17:00

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut po votojnë sot në rundin e parë të zgjedhjeve lokale për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunalë në të gjitha 80 komunat, plus në Qytetin e Shkupit. Sipas Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, 39.61 për qind e qytetarëve me të drejtë vote kanë votuar deri në orën 17:00.

Votimi filloi në orën 07:00 dhe qytetarët do të mund të votojnë deri në orën 19:00. Më pas do të nisë numërimi i votave dhe shpallja e rezultateve të para.

Në një konferencë për media ministri i Brendshëm maqedonas, Goce Andreevski, bëri të ditur se dy persona janë arrestuar në Prilep për shkak të “dhënies së ryshfetit” gjatë procesit zgjedhor. Megjithatë, ministri vlerësoi se procesi është duke u zhvilluar në mënyrë të qetë dhe në demokratike.

Ndërkaq, Avokati i Popullit në Maqedoninë e Veriut u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë shkeljet zgjedhore, duke ofruar numra ku ata mund ta bëjnë një gjë të tillë gjatë procesit zgjedhor.

Këto janë zgjedhjet e teta lokale që nga shpallja e pavarësisë së shtetit në vitin 1991. Qytetarët në Maqedoni të Veriut po votojnë për herë të dytë brenda më pak se dy vjetësh, pasi vitin e kaluar në prill dhe maj u mbajtën zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare. Të drejtë vote në zgjedhjet lokale kanë 1.832.415 qytetarë, sipas listës zgjedhore të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).

Të shtunën votuan të sëmurët dhe personat që nuk kishin mundësi të dilnin në zgjedhje, personat në shtëpitë e të moshuarve, si dhe ata që ndodhen në paraburgim ose janë duke vuajtur dënimin me burgim.

Në mesin e numrit të përgjithshëm të shtetasve me të drejtë vote janë edhe 112.000 persona që janë me punë të përkohshme ose qëndrim jashtë vendit, si dhe 2.162 persona në burg ose paraburgim dhe 450 votues nga shtëpitë e të moshuarve.

Në gjithë vendin ka gjithsej 3.480 vendvotime. Për 81 poste të kryetarëve të komunave ka 309 kandidatë, ndërsa për vendet në këshilla garojnë mbi 10.490 kandidatë nga gjithsej 576 lista.

Këta kandidatë – pjesëmarrës në zgjedhje – janë propozuar nga gjithsej 22 parti politike, 19 koalicione dhe 119 grupe votuesish, përkatësisht kandidatura të pavarura. Karakteristikë për kandidatët për kryetarë komunash është dominimi i burrave, të cilët janë 277 ose 89.64%, ndërsa gratë janë vetëm 32, përkatësisht 10.36%.

Në këtë raund të parë të zgjedhjeve duhet të zgjidhen përbërjet e reja të këshillave komunalë, ndërsa për kryetar komune do të konsiderohet i zgjedhur ai që ka fituar 50 për qind plus një votë, me kusht që në votim të kenë dalë së paku një e treta e votuesve të regjistruar në listën zgjedhore të komunës përkatëse.

Sipas rregullave, nëse asnjë nga kandidatët nuk e përmbush këtë kusht, mbahet edhe rundi i dytë, ku qytetarët zgjedhin mes dy kandidatëve që kanë fituar më shumë vota. Raundi i dytë është caktuar për 2 nëntor.

Buxheti i përgjithshëm që shteti ka ndarë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve lokale arrin në 9 milionë e 760 mijë euro, nga të cilat dy të tretat janë para të destinuara për mediat dhe reklamimin politik të paguar.

Përveç kësaj shume, shtohet edhe kompensimi për anëtarët e këshillave zgjedhorë (KZ), si dhe shpenzimet për transportin dhe shpërndarjen e anëtarëve të KZ-ve dhe materialit zgjedhor nga komisionet zgjedhore komunale deri te vendvotimet, pasi këto i mbulojnë vetë pushtetet lokale. Shtatë zgjedhjet e mëparshme lokale në Maqedoninë e Veriut janë mbajtur në vitet: 1996, 2000, 2005, 2009, 2013, 2017 dhe 2021./ REL

Etiketa: maqedonizgjedhje

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

23 Dhjetor, 2025 11:49 pm
Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
-U tha në Opinion

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

23 Dhjetor, 2025 11:03 pm
“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
Aktualitet

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

23 Dhjetor, 2025 11:01 pm
Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Kronikë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

23 Dhjetor, 2025 10:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

23 Dhjetor, 2025 9:55 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

23 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Para
Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

Zgjedhjet/BDI shpall fitore në Gostivar, “Vlen” njofton se ka marr komunën e Çashkës

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Identifikohet autori i vrasjes së shqiptarit në Itali

Horoskopi, 1 shtator 2023

Horoskopi, 20 tetor 2025

TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
23 Dhjetor, 2025

Këtë të martë në emisionin “Opinion”, ishte Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani. Në këtë intervistë, Shabani iu përgjigj...

Lexo më shumë

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
23 Dhjetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me hetimet e drejtësisë ndaj Ergys Agasit dhe rolin e tij në takimet...

Lexo më shumë

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
23 Dhjetor, 2025

Biznesmeni Gerond Meçe u rrëmbye për t’u kërcënuar që të tërhiqej nga tenderat e AKSHI-t. Emisioni Në Shënjestër”, nxjerr detaje...

Lexo më shumë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
23 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje dalin nga dosja hetimore e AKSHI-t, ndërsa emisioni i gazetares Klodiana Lala në News 24, publikoi këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com