Partia Demokratike, Partia Socialiste dhe Partia e Lirisë kanë propozuar anëtarët e KZAZ-ve për zgjedhjet e pjesshme vendore të datës 9 nëntor.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se partitë që do të propozojnë anëtarët e KZAZ-ve janë:
Partia Socialiste – tre anëtarë, si partia kryesore e shumicës parlamentare;
Partia Demokratike – dy anëtarë, si partia kryesore e opozitës parlamentare;
Partia e Lirisë – një anëtar, si partia e dytë e opozitës parlamentare.
Anëtari i shtatë dhe sekretari i KZAZ-së u ndanë me short ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike.
PD ka të drejtë të propozojë anëtarin e shatë në KZAZ me numër çift.
PS ka të drejte të propozojë anëtari e shtatë në KZAZ me numer tek.