Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Zgjedhjet janë çështje serioze, çuna!

2017/06/06 at 8:20 PM
në Aktualitet, Komente, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjedhjet amerikane ose pasqyra ku shohim shëmtinë tonë

Nga Astrit Patozi 

Megjithëse nuk e fsheh se më pëlqen humori dhe ata që e përdorin mirë batutën në ligjërimin politik, nuk mund të rri pa e thënë se ka një gjë të madhe që nuk shkon në këtë fushatë. E kuptoj mirë Edi Ramën, që po zbavitet dita-ditës nga gjetjet e veta, me gojë dhe me shkrim, me grafika apo barcaleta, por nuk po marr vesh fare se për cfarë arsyeje ne po i shkojmë atij nga mbrapa.

Zgjedhjet janë një gjë shumë serioze, çuna, që ta lësh fushatën të rrjedhë si gallatë hedhje-pritjesh në klubin e qofteve të lagjes. I pari i qeverisë është hallexhiu i “dasmës” në këtë rast, ndaj ai ku ta gjejë që ta ndërrojë temën, vetëm që të mos e pyesë njeri se përse në tavolina mungon mishi dhe rakia. 
Por ka edhe një arsye tjetër, jo kaq të parëndësishme.

Kryeministri e ka për zanat këtë hazërxhevapin e batutave dhe ta ndjekësh atë sot është si të shkosh me dëshirë për të luajtur në fushën e tij. Ai sigurisht që nuk do debat për kanabisin, koncensionet, lidhjet me krimin, shëndetësinë falas dhe premtimet e tjera të pambajtura, por as për atë që do ndodhë nesër me shqiptarët, në rast se nuk do të jetë më në pushtet.

Por ne nuk kemi pse ia japim atë kënaqësi, megjithë adrenalinën pozitive që mund të shkaktojë paqja e bekuar pas marrëveshjes dhe megjithë tundimin që shoqëron gjithmonë garën e ping-pongut të humorit politik. Edi Rama ku ta gjejë që ne të merremi me “çitjanet” dhe “veladonët” e tij si uniformë fushate, sepse atë nuk e shqetëson fare debati për formën, ndërkohë që problemin kryesor e ka me përmbajtjen. Ju mund ta keni harruar, por ka qeverisur shumë keq “Rilindja” këto 4 vjet, çuna!

Ndaj le t’i lemë ca ditë bejtet dhe anekdotat, dhe t’u flasim seriozisht njerëzve për atë që ka bërë dhe nuk ka bërë kjo qeveri. Por mbi të gjitha me atë që do të ndodhë nesër, në rast se populli do të vendosë ta largojë nga detyra këtë kryeministër hokatar dhe do te mandatojë për të qeverisur ekipin fitues te “Republikës së Re”. Ndryshe, do të mbahemi mend si njerëz që sokëllinin atëherë kur duhet të qeshnin, dhe bënin humor atëherë kur duhet të qanin.

Zgjedhjet janë çështje më serioze, se sa e dini ju, çuna!

Etiketa: astrit patozi

Ju sugjerojmë

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
InstaBIZ

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

23 Gusht, 2025 3:34 pm
Dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit
Bota

Dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

23 Gusht, 2025 3:28 pm
Portugalia shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem
Bota

Portugalia shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

23 Gusht, 2025 3:25 pm
Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së
Bota

Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

23 Gusht, 2025 3:25 pm
Lavrov: Kemi blerës të tjerë për naftën dhe gazin, nuk duam luftë në Europë
Bota

Moska shuan shpresat për takim të shpejtë Putin-Zelenski

23 Gusht, 2025 3:25 pm
Bashkëshortja e Erdogan thirrje Melani Trump: Dërgojini një letër Netanyahut…
Bota

Bashkëshortja e Erdogan thirrje Melani Trump: Dërgojini një letër Netanyahut…

23 Gusht, 2025 3:20 pm
Shembet ura në Kinë, 12 viktima dhe 4 të zhdukur
Bota

Shembet ura në Kinë, 12 viktima dhe 4 të zhdukur

23 Gusht, 2025 3:18 pm
Trump i kthehet futbollit, zbulon kur do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026
Bota

Trump i kthehet futbollit, zbulon kur do të hidhet shorti i Kupës së Botës 2026

23 Gusht, 2025 3:15 pm
Përfshihet nga flakët hekurudha Fier- Vlorë, shtëllungat e tymit mbulojnë zonën
Aktualitet

Përfshihet nga flakët hekurudha Fier- Vlorë, shtëllungat e tymit mbulojnë zonën

23 Gusht, 2025 2:54 pm
Polemika për ndeshjen Vllaznia-Egnatia, Tetova: Ndikim i çuditshëm nga arbitrimi
Sport

Polemika për ndeshjen Vllaznia-Egnatia, Tetova: Ndikim i çuditshëm nga arbitrimi

23 Gusht, 2025 2:43 pm
Para
Ja çfarë do të thotë mënyra se si ju i mbani duart në timon?

Ja çfarë do të thotë mënyra se si ju i mbani duart në timon?

Njerëzit që harxhojnë më shumë para sipas shenjës së horoskopit

Këto janë 3 shenjat më të pasura të horoskopit

Këta janë filmat vizatimorë që edukojnë fëmijët tuaj

Këta janë filmat vizatimorë që edukojnë fëmijët tuaj

TE FUNDIT

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…

Kontrata paramartesore e Ronaldos me Georginën, në rast divorci ajo…
23 Gusht, 2025

Cristiano Ronaldo do i jap fund beqarisë duke u martuar me bashkëshorten e tij, Georgina Rodriguez. Mediet në Portugali kanë zbuluar se...

Lexo më shumë

Dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit

Dita e flamurit në Ukrainë, Zelensky: Nuk i dhurojmë tokat tona pushtuesit
23 Gusht, 2025

Dita e Flamurit e gjen Ukrainën ende në luftë me agresorin rus, i cili po përpiqet që në bisedimet për...

Lexo më shumë

Portugalia shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem

Portugalia shënon rekord vdekjesh nga i nxehti ekstrem
23 Gusht, 2025

Muajt e korrikut dhe gushtit në Portugali u karakterizuan nga paralajmërime të shumta për temperatura të larta që përkuan me...

Lexo më shumë

Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së

Zëvendëskancelari gjerman kërkon të rishikohet mundësia e ndalimit të AfD-së
23 Gusht, 2025

Zëvendëskancelari i Gjermanisë, Lars Klingbeil, bëri thirrje më 23 gusht që të rishikohet mundësia e ndalimit të partisë të ekstremit...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com