Zgjidhet Presidenti i ri i FIFAs, duke zëvendësuar kështu Joseph Blatter. Këtë post do ta mbajë Gianni Infantino, i cili ka marrë 115 vota nga 104 që nevojiteshin në këtë raund. Mësohet se Infantino vinte në garë si Sekretari i Përgjithshëm i UEFAs. Sakaq, ky ka qenë dhe raundi i dytë i votimit.