Sot Kryesia e Partisë së Lirisë miratoi vendimin e Presidentit të Partisë së Lirisë, Ilir Meta, për të kandiduar për deputet në listën e hapur të koalicionit “Partia Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore” në zgjedhjet për Kuvendin e datës 11 Maj 2025.
Më herët, u përfol që Meta do të garonte në listën e mbyllur në qarkun e Fierit, por duket se Meta edhe pse në burg do që të votohet drejtpërdrejtë nga qytetarët e kryeqytetit në listën hapur.
Ndërkohë, PL do të ketë tre kandidatë në listë të mbyllur. Sipas informacioneve, Erisa Xhixho dhe Tedi Blushi do të garojnë në Tiranë, ndërsa Edmond Haxhinasto në qarkun e Elbasanit.