SHKUP- Zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni do të jenë më 24 Prill. Data është caktuar në mënyrë definitive sot, ndërsa pritet të konfirmohet zyrtarisht dorëheqja e Nikola Gruevskit. Kryeministër i Qeverisë teknike do të jetë Emil Dimitriev i cili do të drejtojë vendin për pak muaj dhe të përgatisë kujdeset për zgjedhjet e parakohshme.