Teksa numërimi i zgjedhjeve në Kosovë është pothuajse i mbyllur, kryeministri Edi Rama ka reaguar në Twitter për rezultatin e tyre.
Rama vlerëson procesin zgjedhor të suksesshëm dhe gjithashtu përgëzon Albin Kurtin për fitoren. Kryeministri ka përgëzuar gjithashtu Kadr Veselin e PDK për pranimin e kalimit në opozitë por nuk ka përmendur në reagimin e tij ish-kryeministrin Ramush Haradinaj. Koalicioni i këtij të fundit u rendit i kantërti në zgjedhjet e parakohshme.
“Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare. Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën” shkruan Rama në Twitter. /Opinion.al
Urime Kosovës për zgjedhjet e suksesshme parlamentare??Urime Vetëvendosjes e Albin Kurtit për rezultatin më të mirë. Urime LDK e Vjosa Osmanit për rezultatin e dytë më të mirë. Urime PDK e Kadri Veselit për pranimin shembullor të rezultatit. Sa më e mbarë dita e re për Kosovën?
— Edi Rama (@ediramaal) October 7, 2019