Kreu i Lëvizjes Bashkë, Adriatik Lapaj, ishte pasditen e sotme në Cërrik, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të këtij qyteti në zgjedhjet e pjessshme të 9 nëntorit.
Lapaj njofton në rrjetet sociale se kandidati për bashkinë i Lëvizjes Bashkë në Cërrik për kryebashkiak është Eligert Hima, i diplomuar në Kriminologji në Universita Popolare di Milano.
“Ecim“,- shkruan Lapaj, krahas fotografisë nga momenti i prezantimit të kandidatit.