Partia Bindja Demokratike ka dorëzuar ditën e sotme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve animimin për zgjedhjet lokale të zhvilluara më 30 qershor.
Bindja Demokratike pretendon se gjatë zgjedhjeve të 30 qershorit ka pasur shtim fiktiv të votave si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të koalicionit të Partisë Socialiste.
Ankimimi i partisë më të re në arenën politike shqiptare është bërë për të gjitha zonat në të cilat kjo parti ka pasur kandidatë të saj për kryetar bashkie dhe për këshilltarë bashkiakë.
Dosja e animimit është dorëzuar në KQZ nga Fabian Topollaj, anëtar bordi i përkohshëm përfaqësues i kësaj partie.
“Objekt i ankimimit janë vetëm ato qendra votimi dhe zona zgjedhore, ku Bindja Demokratike, u lejua të marrë pjesë në garë, ndërkohë që të njëjtat probleme me zgjedhjet me siguri që kanë ekzistuar në të gjithë territorin”./ Opinion.al E.Xh.