Nga njësinë 9 në Tiranë, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta nuk i ka kursyer ironitë dhe kritikat ndaj kryeministrit Edi Rama.
Meta komentoi deklaratat e kryeministrit Rama gjatë takimeve të këtij të fundit të zhvilluara me qytetarë në prezantimin e kandidatëve për fushatën lokale të 14 majit.
“Përfaqësues të klaneve dhe janë atje për t’i shërbyer Edi Ramës. E keni parë se si kërcen, mos u habisni nëse kërcen edhe lakuriq. Më falni që e them por bën çdo gjë për të hequr vëmendjen nga grabitja që ka bërë. Ka goditur shtresën e mesme të Shqipërisë. 500 mijë lek merr një mësues në Shqipëri”, tha Meta.
Gjithashtu akuzoi qeverinë Rama për aferën e inceneratorëve, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që në 14 maj të bëhen bashkë dhe të votojnë për ndryshimin e madh që sipas tij Shqipëria e ka të domosdoshme, në mënyrë që t’i japë fund brutalitetit në raport në ligjin.