Në Universitetin e Tiranës zhvillohen nesër zgjedhje për të plotësuar vakancat për disa poste të rëndësishme.
Këto emrat e kandidatëve që do të garojnë për të zënë vendin e dekanit të lënë bosh në Fakultetin Histori-Filologjisë nga Valentina Duka, tashmë deputete e Kuvendit të Shqipërisë.
Në zgjedhje marrin pjesë tre mijë studentë, ndërsa në garë janë dy profesorë të njohur: Ajula Jubani dhe Sabri Laçi.
Vend vakant në UT ka mbetur edhe posti i zëvendës rektorit, të cilin e ka mbajtur Shezai Rrokaj.
Përveç posteve të rëndësishme që pritet të zgjidhen edhe disa shefa departamentesh që nga zgjedhjet e fundit dolën në balotazh, apo që kanë dhënë dorëheqjen ose dolën në pension